Agimi i Artë reagon ndaj AK-së: Shqiptarët, komb kaçakësh e mbeturina osmanësh

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Agimi i Artë reagon ndaj AK-së: Shqiptarët, komb kaçakësh e mbeturina osmanësh | Add to Facebook Share
image

Agimi i Artë ka reaguar ashpër pas kërkesës së Aleancës Kuqezi për largimin e kryepeshkopit Anastaj nga Shqipëria. Në një komunikate në faqen e vet, ekstremistët grekë e cilësojnë Shqipërinë si një komb kaçakësh dhe mbeturina osmanësh.

“Një komb kaçakësh që kërcënon kryepeshkopin Anastas, duke përfituar nga dobësia dhe disfatizmi i Athinës dhe bëjnë kërkesa të egra dhe të pabaza për Çamërinë.

Sigurisht nuk mund të presim më shumë nga një komb si shqiptarët, që janë krijuar nga italianët dhe që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e lashtë greke të Ilirisë”, thuhet në shkrimin e Agimit të Artë.

Sipas “Agimit të Artë”, në luftën italo-greke të vitit 1940, kur ushtria greke çliroi Epirin e Veriut, shqiptarët dezertuan dhe u shmangën nga betejat, ndaj ata nuk kanë me se të mburren, ndërsa grekët po.

Agimi i Artë pohon ndërkohë se do të hapë degë të saj në Tepelënë, Delvinë, Korçë dhe Himarë.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus