Berisha: Që nesër referendum popullor për heqjen e imunitetit
Kryeministri Sali Berisha do të thërrasë shqiptarët të shprehen përmes një referendumi popullor mbi heqjen e imunitetit, pas refuzimit të socialistëve për të votuar sot në seancë plenare në Parlament ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë për këtë projekt ligj. Pohimi erdhi nga vetë shefi i qeverisë gjatë fjalës së tij pasditen e sotme, në përfundim të së cilës kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, mbylli punimet. “Meqenëse opozita nuk pranon të votojë, zgjidhjen e gjeti Kryeministri”, tha ajo.
“Ky është fundi i këtij debati - tha Kryeministri gjatë fjalës së tij - që nesër forca jonë do të fillojë procesin duke iu drejtuar socialistëve të thjeshtë, demokratëve të thjeshtë, qytetarëve të thjeshtë: referendum popullor për heqjen e imunitetit”. Kështu, sipas tij, “qytetarët do të dëshmojnë se ata nuk ndajnë moralin e oskurantizmit” dhe do të zgjedhin për të “shembur murin e imunitetit, për hapur dyert e hetimit të ndershëm për të gjithë qytetarët e barabartë”.
Me vendimin për të mos votuar heqjen e imunitetit, opozita ngriti murin e bllokimit, akuzoi Berisha. Ai përmendi një seri rastesh në të cilat, sipas tij, opozita e majtë ka bllokuar përpjekjet për përparimin e vendit dhe akuzoi kreun e PS, Edi Rama, se i shndërroi deputetët në sazexhi, duke bërë çdo përpjekje për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Berisha nënvizoi se Rama donte të rizgjidhte Topin si president. “A e morët ju presidentin? A e konvertuat ju presidentin? Presidentin që iku, Topin. Topin jua lash ju unë”, tha ai. Berisha e cilësoi si çakall n/kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiun. Duke vazhduar me pyetjet drejtuar socialistëve, tha: “A e nxitët çakallin tjetër të KLD-së? Ju institucionet i keni... mos më bëni të përdor termin e Dritëroit... ju vetëm më rrisni votat mua me veprime si këto”.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Loja me fotografitë e ushtarëve të UÇK-së!
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
-
Futbollistët francezë para gjykatës, seks me prostitutën minorene (VIDEO)
- Aksion i madh policor në Turqi
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë, Berisha premierë në “Top Story”
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















