Riparohet rezervuari i vjetër në Debresh

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Komuna | Riparohet rezervuari i vjetër në Debresh | Add to Facebook Share
image

Për të zgjidhur përfundimisht çështjen e ujit për pije në fshatin Debresh, këtë vit Komuna e Gostivarit ka vijuar investimet në vënien në funksion të rezervuarit të vjetër të fshatit. Krahas sanimit të rezervuarit të vjetër, do të sanohen edhe burimet e ujit në Vranjofcë dhe Jollovcë, burime këto që shfrytëzohen për furnizim me ujë të pijshëm  për fshatin Debresh, e që deri tani nuk ishin shfrytëzuar me kapacitetet që posedojnë.

 “Viti 2011 lirisht mund të themi se ishte viti i investimeve në fshatin Debresh. U investuan shumë mjete në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve për furnizim me uji të pijshëm dhe në përgjithësi në infrastrukturë. U investuan rreth 250 mijë euro në këtë drejtim, ndërsa investimet vazhdojnë edhe sivjet. Ashtu siç planifikuam, filluam me sanimin e rezervuarit të vjetër për ujë të pijshëm në këtë fshat. Një rezervuar tejet i rëndësishëm edhe pse me dimensione dhe kapacitete të vogla. Pas sanimit të plotë, me këtë rezervuarë do të bëhet furnizimi me ujë të pijshmë i zonës së sipërme të fshatit”, njofton Vullnet Çerkezi - drejtor teknik në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”.

 Me rezervuarin e ri që u ndërtua vitin e kaluar, do të furnizohet pjesa tjetër e fshatit. I rëndësishëm është edhe sanimi i burimeve në fshatin Vranjofcë, aty janë tre burime shumë të rëndësishme dhe që deri tash nuk janë përfshirë. Do të bëhet edhe sanimi i burimeve edhe në Jollovcën e Epërme, ku po ashtu ka kapacitete të pashfrytëzuara.

 Me vënien në funksion e rezervuarit të vjetër përskaj rezervuarit të ri, do të plotësohen nevojat e banorëve të fshatit Debresh. Sanimi i rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat, do të vazhdojë edhe më tej deri në riparimin e plotë të saj.

 “Funksionimi i dy baseneve, do të arrin të plotëson nevojat e banorëve. Sanimi i burimeve do të mundëson që të paktën 25 litra në sekondë të vijnë deri tek rezervuarët, kurse më herët kapaciteti ishte vetëm 10 litra në sekondë. Investimi ka koston prej 20 deri 25 mijë euro, por rezultatet presim të jenë shumë të larta. Apeli i vazhdueshëm për banorët e këtij fshati mbetet racionalizimi i shfrytëzimit të ujit, sepse sado që të vijë uji nga burimet, në qoftë se keqpërdoret, përsëri nuk do të ketë mjaftueshëm”, nënvizon Çerkezi.

 Sanimi i plotë i rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat përllogaritet të kushtojë rreth 800 mijë euro. Planifikohet që pjesërisht të mbulohet me mjete financiare të ndara nga Komuna e Gostivarit, kurse pjesa tjetër të sigurohet nga donacione të jashtme dhe forma të tjera të financimit.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS