PDSH: BDI po ushtron dhunë në Saraj

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Komuna | PDSH: BDI po ushtron dhunë në Saraj | Add to Facebook Share
image

Dega e PDSH-së Saraj reagon kundër dhunës dhe vandalizmit që grupet e kontrolluara nga ministri Blerim Bexheti ushtrojnë mbi banorët e komunës së Sarajit, e vecanërisht strukturës sonë. Këta grupe të cilët katër vite kërcënojnë, grabisin bizneset dhe banorët e komunës së Sarajit tashmë kanë filluar të depërtojnë edhe në pronat private dhe të djegin ato.  

Ndezja e pronës së nënkryetarit të degës së PDSH-së në Saraj, plaçkitja me maska në objektet e kandidatit të PDSH-së për kryetar të  komunës së Sarajit nuk paraqet gjë tjetër përveçse akt kriminal që nuk ndodh në një shoqëri normale civilizuese për të cilën ju cdo ditë ju flisni shqiptarëve.

Pyesim BDI-në: A është kjo rruga përmes së cilës ju planifikoni të zhvilloni fushatën zgjedhore? A është kjo demokracia për të cilën BDI-ja përpara mediave?  

Nëse kjo është demokracia për të cilën flisni ju, ne ju përkujtojmë që dhuna që ushtroni ju dhe nxitja që ju bëni grupeve kriminele për të ushtruar dhunë është karakteristikë e disa shteteve Afrikane, për të cilën gjë BDI-ja dhe Maqedonia ka një gjë të përbashkët, edhe atje, edhe këtu dikasterin e drejtësisë e udhëheq njeriu i Krimit.

Në këtë rrugë PDSH dhe shqiptarët nuk ju ndjekin.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS