“Bukë dhe batanije për Sirinë” fushata në Shkup

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Komuna | “Bukë dhe batanije për Sirinë” fushata në Shkup | Add to Facebook Share
image

Kumtesa e plote:

Ju ftojmë të merrni pjesë në panairin humanitar të organizuar nga shoqatat e grave dhe sektorët e femrave të shoqatave të Këshillit të Shoqatave Joqeveritare në Maqedoni, që nesër nën moton “Bread and blanket for Syria” (“Bukë dhe batanije për Sirinë”) do të jetë pjesë e fushatës lokale sensibilizuese për përkrahje dhe mbledhje të ndihmave për popullin e Sirisë.

Me këtë panair humanitar organizatat e grave dhe sektorëve të femrave pranë Këshillit të Shoqatave Joqeveritare në Maqedoni, do të vazhdojë rrjedhën e aktiviteteve të hapura në këtë fushatë për mbledhjen e mjeteve/ndihmave në Maqedoni, andaj ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet.

Në stendat e vendosura në Çarshinë e Vjetër, do të jenë të ekspozuara për shitje:

*lloje të ndryshme të arteve (ebru, kaligrafi, origami);

*bizhuteri\stoli të punuara në dorë;

*Bukmarkerë dhe fletore me kopertina Ebru;

*Do të mundeni edhe të provoni ushqime nga kuzhina tradicionale Ballkanike.

Me blerjen e këtyre produkteve do të dhurohet për refugjatet e Sirisë në kornizë të aksionit "Bukë dhe Batanije për Sirinë".

 

Data: 08 dhe 09 shkurt 2013.

Koha: 10:00 deri 16:00.

Lokacioni: Çarshia e Vjetër e Shkupit në ambientet e OJQ Kopry.(Në afërsi të Kapan Anit nga ana e Univerzitetit të Tetovës)

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS