Thaçi: Zullumqarët dhe gënjeshtarët duhet të ikin

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Komuna | Thaçi: Zullumqarët dhe gënjeshtarët duhet të ikin | Add to Facebook Share
image

Lideri iPDSH-së, Menduh Thaçi i shoqëruar nga Ziadin Sela kandidati i kësaj partie për kreun e Komunës së Strugës, gjatë ditës së djeshme  realizoi një turë takimesh me qytetarët e Belicës ,Shumit ,Zagracani,Frëngovës dhe Ladorishtit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve në Frëngovë  Ziadin Sela, deputet i kësaj partie njëherësh dhe kandidati i saj për kryetar të Komunës së Strugës,  potencoi se BDI ka dështuar pothuajse në të gjitha sferat, duke filluar me pushtetin ekzekutiv,  legjislativ si dhe ka dështuar në dimensionin ekonomik, duke u bërë shqiptarëve jetën më të vëshitirë nga dita në ditë.

Para katër vitesh potencoi Sela, këta të BDI-së liderit të PAE-së i thonin Filip ,ndërsa sot me krenari thonë se do t’i fitojnë zgjedhjet ,sepse kanë koalicion me Fiatin që vetvetiu fletë për karakterin e tyre, të cilin ju duhet ta denonconi . Sipas Selës, BDI nuk mundi të sjelli një ligj të hajrit, si për përdorimin e gjuhës shqipe, ashtu dhe për përdorimin e flamurit kombëtar, i cili zyrtarisht gjatë përdorimit për një të tretën është më i vogël se ai shtetëror për fajë të aprovimit të ligjit nga ana e BDI-së. Ziadin Sela, në fund të fjalës së tij potencoi se kjo politikë defaktorizuese e BDI duhet të mos mbështetet më në të mirë të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni. 

Lideri i PDSH-së ,Menduh Thaçi potencoi se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të legjitimojnë me votë PDSH në mënyrë që ndikimi zullumqarëve dhe gënjeshtarëve të BDI-së në qeverisje të reduktohet, sepse në të kundërtën shqiptarët do vazhdojnë me vështirësi të panumërta. Në këto dhjetë vite sipas Thaçit, BDI gjithmonë është thirrur se ka legjitimitetin, në emër të të cilit kanë bërë zullume dhe gënjyer popullin shqiptar për interesa të ngushta. Thaçi, deklaroi se në rast se PDSH fiton këto zgjedhje kjo politik do të marr fund më së largu gjatë muajve të verës, ku sipas tij do të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme. Në fund të fjalës së tij Thaçi i ftoi të pranishmit që të punojnë në mënyrë aktive që në këto zgjedhje të fitoj kandidati i PDSH-së ,Ziadin Sela./Strugalajm

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS