OH “ HILAL” shpërndau ndihma për jetimët dhe për familjet e varfëra në Kumanovë dhe Likovë
Duke u nisur nga fakti se jemi në një periudhë të vështirë ekonomiko-sociale, ku kjo pamje hetohet me të madhe tek popullata myslimane në vend dhe se një pjesë e tyre për një jetë më të mirë marrin rrugën e kurbetit. Këto familje mysimane kanë nevojë të madhe që të kujdesemi për ta dhe t’ua zbusim brengat dhe hallet që i kanë kapluar. Kjo edhe dhënë faktike ka bërë që OH “ HILAL” të shpërndajë ndihma për jetimët, skamnorët, nxënës dhe për familjet e varfëra në Kumanovë. Në këtë aksion të realizuar nga Kryetari i OH “ HILAL”, Mustafa Dauti i shoqëruar nga Myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri, kryetari i Degës së OH “HILAL” Kumanovë, Orhan Fejzuli dhe anëtari i kryesisë qëndrore Sadulla Abdullahu shpërndanë: Karroca për invalid, 90 tepihë të ri, 100 batanije, 2 tonelata miell, 70 çanta për nxënës të shkollave, veshmbathje për mosha të ndryshme, 170 këpucë për mosha të ndryshme, mish për 120 familje, etj. Meqë ky ishte një nga aksionet më të mëdha të kësaj organizate e cila u realizua falë donatorëve dhe xhemateve të xhamive të vendit, kryetari i OH “Hilal” shprehi se: “ Vërtet ndjehem shumë i entuziazmuar që sot këtu bashkë me myftiun e Kumanovës, ef. Imeri shpërndamë gjëra elementare dhe me nevojë për jetën e një njeriu. Parimet fetare islame kanë bërë që ne të ndërtojmë karakterin tonë dhe të kujdesemi për çdo kategori të qytetarëve. Brengat dhe hallet e myslimanëve gjithnjë na kanë preokupuar, andaj me këtë aksion të rradhës që e realizuam këtu në Kumanovë deshëm që sado pak të zbusim këtë dhimbje. Kjo pjesë e popullatës ka dhënë shumë për popullin, fenë dhe kombin tonë, andaj edhe ndihmat tona duhet të jenë të parezervë. Me këtë rast desha të falënderoj donatorët, Imamët, këshillat e xhamive dhe xhematet tona për bashkëpunimin që kanë pasur me ne dhe dhasht Allahu që të gjithë ata që ndihmojnë, dhurojnë dhe kujdesen për shtresën e varfër të shoqërisë tonë Allahu t’i shpërblen dhe t’i bekon”.
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
- Zbulohet identiteti i 16 vjeçares që dje u hodh nga ura e lumit Vardar
- BDI - PDSH, mes ulurimës dhe tinzarisë
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
-
Terror në Londër/ “Betohem për Allahun se nuk do ndalojmë së luftuari me ju” - VIDEO
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
- Kritikja, Vildane Zeneli
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Shqipëria mbledh shtetet e Ballkanit, përjashton Kosovën
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















