Tetovë: Projekt për zhvillimin e bizneseve të vogla

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Komuna | Tetovë: Projekt për zhvillimin e bizneseve të vogla | Add to Facebook Share
image

Të premten, USAID në bashkëpunim me fondacionin “Renova”, Universitetin e Punëtorëve dhe me përkrahje të komunës së Tetovës, ka ndarë diploma për punëtorët e ndërmarrjeve të cilat janë të kyçur në  bizneset e vogla. Nëpërmjet këtyre diplomave punëtorët e ndërmarrjeve realisht certifikohen në lëmi të caktuara dhe njëkohësisht kanë mundësinë që të konkurrojnë në tregje të reja të punës si profesionistë. Në këtë fazë të projektit është certifikuar fuqia punëtore në industrinë e ndërtimtarisë.

Këshilltari për marrëdhënie me jashtë në kabinetin e kryetarit të komunës, Mazllam Mazllami tha se komuna e Tetovës në vazhdimësi ka mbështetur projektet të USAID-it, prandaj edhe kësaj radhe shfaq interesin për të mbështetur këtë iniciativë për zhvillimin e bizneseve të vogla në Tetovë.

“ Kjo do të jetë një motivim shtesë për punëtorët nga Tetova për t’u hapur ndaj tregjeve të reja të punës dhe në të njëjtën kohë për të avancuar kualitetet e tyre profesionale. Me këtë projekt iu jepet mundësia që t’i rrisin të ardhurat e tyre në të ardhmen”, tha Mazllami.

Projekti i USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla është projekt katërvjeçar që ka për synim të nxisë rritjen e mikro ndërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe atyre të mesme, me ç’rast do të nxitet hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e të ardhurave.

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS