Anketë: BDI me rejting më të lartë se PDSH, ndërkaq VMRO-DPMNE nga LSDM
Tek partitë politike me votues dominantë shqiptarë etnik, BDI është në epërsi në krahasim me PDSH-në me 11,1 ndaj 6,6 për qind. Pothuajse një e treta e të anketuarve, përkatësisht 32,4 për qind, nuk dëshirojnë të përgjigjen se për cilën parti do të votonin në zgjedhjet e ardhshme.
Partia në pushtet VMRO-DPMNE gëzon rejting më të lartë në raport me LSDM opozitare dhe atë me 25,5 përkundër 19 për qind e votuesve të përcaktuar, tregon hulumtimi i zbatuar gjatë këtij muaji nga Instituti për demorkaci "Societas Civilis" - SHkup (IDSCS) dhe Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN).
Janë hulumtuar qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve për tema nga skena vendore politike, përmes pyetjeve lidhur me reejtingjet e partive politike dhe aleancave parazgjedhore ndërmjet partive politike.
Një e katërta e të anketuarve presin që VMRO-DPMNE do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme 25,1 për qind, prëderisa fitore të LSDM-së presin 15,2 për qind nga numri i përgjithshëm i të anketuarve.
Pothuajse një e treta e qytetarëve, përkatësisht 31,3 për qind do të votonin për parti të re politike. Megjithatë, 49,7 për qind nuk do ta jepnin votën e tyre për opsion të ri politik. Disponim i këtillë në masë të barabartë mbisundon edhe tek dy bashkësitë më të mëdha etnike në vend.
Sipas hulumtimit, qytetarët në masë më të madhe janë skeptikë se koalicionimi parazgjedhor do t'i sjellë fitore opozitës dhe atë 51,5 për qind. Nga ana tjetër, 20,8 për qind e qytetarëve presin fitore të opozitës.
Koalicionimin ndërmjet Ljubço Georgievskit dhe Branko Cërvenkovskit nuk e aprovojnë 56,2 për qind e qytetarëve. Shkaqet për të cilat nuk e aprovojnë koalicionimin e këtillë, në masë të madhe, siç është cekur në hulumtim, shihen në mungesën e kredibilitetit politik tek këta politikanë dhe atë për 45,3 për qind e të anketuarve. Një pjesë mëe vogël, përkatësisht 18,4 për qind e aprovojnë koalicionimin ndërmjet Georgievskit dhe Cërvenkovskit dhe arsyen kryesore përse e aprovojnë e shohin në nevojën që pushteti të largohet me çdo kusht.
Hulumtimi është zbatuar me anketë në terren - ballë për ballë në amvisëritë nga data 19 deri më 26 të këtij muaji në ekzemplar reprezntues prej 1.600 të anketuar. Korniza populluese e ekzemplarit ishte popullata më e moshuar se 18 vite, ndërkaq kritere për reprezentativitet ishin gjinia, përkatësia etnike, mosha dhe vendbanimi.
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Thaçi hoxhallarëve: T'i porosisë nja 100 kryqa e t'ju vendosë në ballë(VIDEO)
- Vajza 16 vjeçare hidhet në lumin Vardar
- Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit!
- Turqia jep udhëzime për seksin në çift: Bëni sa më shpesh dhe lahuni
- Departamenti Amerikan i Shtetit : Nuk kishte fakte për terrorizëm islamik në akcionin policor "Monstra"
- Kumanovë: Vetëvaret 35-vjeçari nga fshati Llojan
- Pse vazhdon të fshehet lajmi për arrestimin e djalit të Veljanovskit nga mediet maqedonase?!
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















