A do gjykohet edhe BDI-ja në New York për Telekomin?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | A do gjykohet edhe BDI-ja në New York për Telekomin? | Add to Facebook Share
image

Gjykimi për korupsion tek Telekomi maqedonas dhe ai malazez fillon me 8 gusht në Njujork-SHBA kurse të pandehur janë tre ish drejtorë të Magjar Telekom-it, Tamash Marvai, Elek Straub dhe Andrash Balog. Portali Sky që dha lajmin për këtë gjykim lajmëron se aktpadia është ngritur nga Komisioni amerikan për letra me vlerë dhe se kjo firmë tani më ka paguar dënimin prej 95 milion dollarëve në kuadër të marrëveshjes me zyrtarët e qeverisë amerikane, shkaku i korupsionit në punën e Telekomit maqedonas dhe atij malazez. I njëjti burim cek edhe faktin se kjo çështje shpesh është injoruar në mediumet në mediumet në Maqedoni dhe se kjo sipas tyre ka të bëjë me faktin se në të kanë qenë të implikuara dy qeveri të Maqedonisë; pra edhe e mëparshmja dhe e tanishmja.

Transparency International, një organizatë që në suaza ndërkombëtare lufton korupsionin, nëpërmjet filiales së saj për Maqedoni është marrë denjësisht me këtë aferë korupsioni dhe ka publikuar gjithë dokumentet zyrtare për këtë skandal. Aty ka dëshmi eklatante për marrëveshje të çuditshme dhe të dëmshme me firma konsulente që ashiqare shpien në dyshimin se bëhet fjalë për rast eklatant të korupsionit gjatë ndarjes së dividendës dhe dhënies së lejes. Por emërtuesi i përbashkët i dyja qeverive të Maqedonisë që përmenden në periudhat e këtyre marrëveshjeve është participienti shqiptar në qeveri, BDI. Kjo gjë mund edhe të shpjegojë faktin se pse shqetësimi më i madh për këtë aferën është më i madh tek përfaqësuesit e këtij subjekti politik se sa te ato maqedonase. Ashtu shumë gazeta ditore në maqedonisht sporadikisht kanë trajtuar këtë temë duke aluduar gjithmonë në përfaqësuesit e atëhershëm shqiptarë në qeveri dhe duke përmendur emrin e Musa Xhaferit si njeriu kyç në njërën prej transakcioneve më evidente, atë rreth rebrendimit të kësaj kompanie me ç’rast gazeta Veçer në vitin 2008 përmendte edhe shumën marramendëse prej 12 milion dollarëve! Tani ato mediume njihen si gazeta proqeveritare të cilat nuk para nxjerrin diçka për këtë rast.

Por gjykimi që pritet të nisë në SHBA muajin që vjen, ka gjasa të nxjerrë në pah ende më shumë dëshmi dhe detaje, mes tjerash, edhe për implikim të mundshëm të këtyre politikanëve në këtë mega skandal koruptiv./almakos.com

Më poshtë sjellim edhe studimin juridik të kësaj çështje të bërë nga Transparency International:

http://www.transparency.org.mk/index.php?option=com_content&task=view&id=750&Itemid=57

/almakos

 

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS