Kim Mehmeti: Dëboni nga lagjja e juaj laviret politike
U fol shumë për marrëveshjen midis dy subjekteve opozitare, LSDM-së dhe PDSH-së për bashkëpunim “teknik” në zgjedhjet e ardhshme vendore. Të gjithë e thane atë që mendonin se duhet thënë dhe u dhanë vlerësime nga më të ndryshmet. U fol edhe për moralin politik e në ndërkohë asnjëri nuk shpjegoi për çfarë etke dhe morali politik flitet kur që nga mëvetësimi i Maqedonisë e deri më sot, shqiptarët votojnë për partitë e veta, që pastaj ato të vihen në shërbim të partive maqedonase në pushtet. Me çka del se partitë e këtushme shqiptare kërkojnë legjitimitetin nga popullit për t’i asistuar partisë maqedonase në pushte që t’i realizojë programet e saja një etnike.
Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të debatojnë për atë sa është i moralshëm bashkëpunimi i kësaj apo asaj partie me partnerin maqedonas, por si erdhi puna deri te ky perversitet politik që partitë e këtushme shqiptare të legjitimojnë institucionet e shtetit që mbrojnë dhe afirmojnë vetëm interesin etnik maqedonas, shprehet publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti në një prononcim për portalin Almakos.
“BDI-ja i shërben Gruevskit të cilin rreth 90 për qind të shqiptarëve nuk e duan dhe e konsiderojnë si antishqiptarë. PDSH – ja “teknikisht” do bashkëpunojë Cërvenkovskin. E kur këto dy parti akuzojnë njëra tjetrin për mospasje morali politik, nuk mund ta shmangësh përshtypjen se je duke dëgjuar dy lavire që falsin për ndershmërinë dhe moralin e lartë të femrave. Dhe problemi nuk qëndron te laviret që mund te thonë ç’të duan dhe gjërat t’i masin me peshoren e vet, as tek makrot e shtëpive publike – kryetarët e partive - që çdo gjë masin nëpërmjet profitit material, por te banorët e lagjes ku veprojnë ato –te votuesit shqiptarë – që lejojnë fati i vendbanimit të tyre të varet nga morali që e përcaktojnë ata që më së paku e dine ç’është dhe si mbrohet morali”, shprehet publicisti Kim Mehmeti.
Andaj, thotë Kim Mehmeti, shqiptarët e Maqedonisë, një ditë e më parë duhet t’i dëbojnë nga lagjja e shoqërisë së tyre këto lavire politike, pa marr parasysh se a është “krye-makro” i tyre Gruevski apo Cërvnekovski.
“Ky pastrim politik i lagjes –shoqërisë – shqiptare është i pamundur pa themelimin e “parlamentit” të shqiptarëve të Maqedonisë të përbërë nga gjithë përfaqësuesit e partive të votuara nga populli, i cili pastaj do bëjë marrëveshje përfundimtare me të zgjedhurit maqedonas se si do bashkëndërtohet e si do bashkëdrejtohet ky shtet maqedonaso-shqiptar” – thotë Kim Mehmeti për portalin “Almakos”./Almakos
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Zbulohet identiteti i 16 vjeçares që dje u hodh nga ura e lumit Vardar
- Anulohet ndeshja Shkëndija-Teteks shkaku fyerjeve etnike
- Shtatzënë dhe krenare
- Zajmina “reklamon” pjesët seksi te trupit
- Zgjedhjet në Shqipëri dhe shqiptarët e Maqedonisë!
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















