"Tradhëtia" e parë e LSDM-së, ndaj PDSH-së?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | "Tradhëtia" e parë e LSDM-së, ndaj PDSH-së? | Add to Facebook Share
image

Hipokrizi e LSDM-së, ose tentim për ti ngul "thik pas shpine" koalicionit VMRO-BDI

Partia opozitare në bllokun maqedonas, LSDM është e gatshme ti ndihmojë kundërshtarit të saj politik, VMRO-DPMNE-së, në Kërçovë për zgjedhjet lokale, këtë e ka bërë të ditur sekretari gjeneral i LSDM-së, Andrej Petrov.

“Atë që iu thash oponentëve tanë politik VMRO-DPMNE-së, është se në Kërçovë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Le të ofrojnë një kandidat i cili ka besueshmëri te populli, dhe LSDM do ta përkrah.Në Strug radhën e kaluar u munduam, por mbetëm të zhgënjyer nga ana e tyre. Ata e shkelën marëveshjen të cilën e arritëm"- ka theksuar Petrov.

Ditë më parë partia e Menduh Thaçit dhe e Branko Cërvenkovskit, arritën një marëveshje sipas së cilës "aty ku nuk do të mund të fitojë kandidati maqedonas, LSDM do ta përkrahë kanditatin e PDSH-së dhe e kundërta, aty ku nuk do mund të fitojë kandidati shqiptar, PDSH do ta përkrahë kandiatin e LSDM-së".

Si duket ky gjest i sotshëm i LSDM-së, mund të lëkund bashkëpunimin LSDM-PDSH, ngase dihet se në Kërçov ka shanse të fitojë kandidat shqiptar, siç dihet që në Strugë janë shumica shqiptarë./almakos.com

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS