Maqedonia ndërton Korridorin 8
Maqedonia duket se do fillojë më në fund ndërtimin e linjës hekurudhore me Bullgarinë, një nga pjesët më problematike që ka mbajtur pezull projektin e Korridorit të Tetë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski deklaroi në një dalje para mediave se qeveria maqedonase ka siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim 46.4 milionë euro kredi me interesa të ulëta, që do bëjnë të mundur rehabilitimin dhe ndërtimin tërësor të korridorit të tetë hekurudhor drejt Bullgarisë.
Sipas tij, rikonstruksioni dhe ndërtimi i tërësishëm i këtij aksi hekurudhor bëhet i mundur pas 15 viteve ngecjeje.
Ndërtimi i aksit hekurudhor pritet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2013, për të përfunduar gjatë tre deri në katër vitet e mëvonshme. Tenderi për ndërtimin është planifikuar të publikohet në shtator, sapo marrëveshja për kredinë me BERZH-in të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.
Ministri Stavreski ka pohuar se ndërkohë po punohet në kompletimin e dokumentacionit edhe për pjesën perëndimore të Korridorit 8 hekurudhor, ose të aksit nga Kërçova deri në kufi me Shqipërinë.
Korridori i tetë është një nismë e ish-presidenti amerikan Bill Clinton në vitin 1994, i cili synonte ndërtimin e një rrjeti kompleks, rrugor, hekurudhor dhe linjash transporti të naftës dhe gazit, që lidhin portet bullgare të Detit të Zi me portin e Adriatikut, duke kaluar përmes Maqedonisë.
Ky korridor është konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme tregtare të rajonit, por për shumë vite ndërtimi i tij ka mbetur në letër. Por shumë specialistë të fushës mbeten skeptikë për realizimin e projektit.
Vetëm pak ditë më parë në takimin e Organizatës për bashkëpunimin ekonomik të Detit të Zi, çështja e Korridorit të Tetë ishte në qëndër të fjalës së kryeministrit Berisha, i cili i bëri thirrje Maqedonisë dhe Bullgarisë që të angazhohen për ndërtimin e projektit, duke premtuar se Shqipëria do ta bëjë pjesën e saj. /TCH
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Blendi Fevziun e lëshojnë nervat, i bërtet mysafirit: Pushooooo
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Paris Hilton me flamurin shqiptar
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
- Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
- Pas vrasjes së ushtarit, sulmohen xhamitë
- Policia greke: Shqiptari i marrë peng u torturua me ujë me kripë dhe iu prenë gishtat
- Të rinjtë e Shkupit druajnë t’i bëjnë publike rrahjet nga huliganët maqedonas?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi

Share



















