A e mundi Ahmeti, Gruevskin me numër të banesave?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | A e mundi Ahmeti, Gruevskin me numër të banesave? | Add to Facebook Share
image

Murat Jashari, njihet si një ndër bashkëveprimtarët dhe bashkëthemeluesit i LPK-së, ai kohë më parë filloi "misionin" e tij me pyetjet publike që iu parashtron, personaliteteteve të UÇK - së. Në letrën të cilën së fundmi iu dërgojë medieve Murat Jashari, e cila është e katërta me rradhë,  e titulluar si „Shkrime-kujtime.-testament”, ai i kërkon nëpërmjet 286 pyetjeve llogari Ali Ahmetit, kreut të BDI-së. Ndonëse kanë kaluar dy javë ende nuk ka ndonjë prononcim publik nga ana e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për këto pyetje të parashtruara publikisht. 

Në krejt ato pyetje të shumta ka edhe pyetje shumë konkrete, që aludojnë në gjëra që deri më tani nuk kanë qenë objekt i trajtimit nga ana e mediave, si në vend ashtu edhe jashtë. Nga këto pyetje është edhe aludimi se me parat e fondit „Liria Kombëtare“ janë blerë 7 banesa në Kanton të ZUG, dhe 4 banesa në Kanton e Lozanës, në Zvicër. Përfoljet për pronësi të banesave të shumta, nuk janë të panjohura për opinionin në Maqedoni.

Ashtu vite me radhë në njërën prej dyshimeve më të argumentuara që ka nxjerr në pah opozita maqedonase, për kryeministrin është edhe fakti se ai ka katër banesa, në Shkup, të cilat ai i mban të evidentuara në emër të nënës së tij. Krahasimi i numrit të banesave mes Gruevskit dhe Ahmetit shënon një rast të rrallë ku Ahmeti del fitimtar, sidomos nëse kemi parasysh faktin se vlera e banesave në Zvicër është kudo më i madh, se ato në Shkup. Nëse këto banesa dalin si të vërteta, atëherë ky është i vetmi fakt që do mund të dëshmonte sfidimin që Ahmeti ia pat bërë publikisht Gruevskit në vitin 2006, atëherë kur edhe pse ishte fitimtar me numër të votave që kishte marrë nga shqiptarët, Gruevski për partner qeverisës kishte zgjedhur Menduh Thaçin.

Atëbotë Ahmeti publikisht u pat besatuar, se mes tjerash do ta mund edhe ekonomikisht Gruevskin. Pasi nuk ka fushë tjetër ekonomike ku do mund të quhej se BDI-ja, të cilën e drejton Ahmeti, ka shënuar fitore kundrejt partnerit të vet; mbetet që të shqyrtohen këto banesa pronësia e të cilave ende është e paqartë për opinionin e gjërë. Ndonëse vet Ali Ahmeti është deputet në Maqedoni, dhe e ka për obligim ligjor të tregojë krejt pronat që i posedon në vend, por edhe jashtë shtetit./Almakos.com

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS