I nxehti, qytetarët alivanosen
Sipas të dhënave zyrtare deri më tani mbi 800 persona nga Shkupi kanë kërkuar ndihmë nga tre punktet mobile që janë hapur në Shkup. Ndërkaq, numri I qytetarëve të alivanosur është shumë më i lartë, pasi një pjesë e madhe e tyre, ose nuk kërkojnë fare ndihmë, ose nuk arrijnë dot që të marrin ndihmë
Për shkak të temperaturave të larta që kapluan Maqedoninë gjatë këtyre ditëve qytetarët kanë nis të alivanosen. Edhe pse Qeveria ka marrë masa që të punohet deri në orën 15, kjo nuk e ka lehtësuar aspak punën e tyre, pasi ora 15 është një ndër orët me kritike të ditës, ku zhiva e termometrit ngjitet mbi 40 gradë celsius. “Lajm” ishte prezent në dy raste kur për shkak të temperaturave të larta dy persona u alivanosën. Rasti i parë ndodhi në “Stopanska Bank” në qendër të Shkupit, kur një person i moshuar u alivanos për shkak të motit të nxehtë. Ndihmë ai morri nga qytetarët që ishin aty pranëm, ndërsa ndihma e shpejtë edhe pse u thirr, nuk erdhi as pas 20 minutave. Ndërkaq, një rast tjetër ndodhi me një të ri i cili u alivanos para Qendrës Tregtare “Mavrovka”. Edhe atij ndihmë i dhanë personat që punonin në dyqanet aty afër.
E gjithë Maqedonia ka hyrë në fazën e portokalltë, fazë kjo që është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Temperaturat arritën mbi 40 gradë, ndërsa indeksi I rrezeve Ultra violet ishte 9. Sipas të dhënave zyrtare deri më tani mbi 800 persona nga Shkupi kanë kërkuar ndihmë nga tre punktet mobile që janë hapur në Shkup. Ndërkaq, numri I qytetarëve të alivanosur është shumë më I lartë, pasi një pjesë e madhe e tyre, ose nuk kërkojnë fare ndihmë, ose nuk arrijnë dot që të marrin ndihmë. Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, tha se ka interes nga qytetarët dhe të tre ekipet do të jenë mobile. Ministria e shëndetësisë nuk shqetësohet nga numri I madh I të prekurve nga viruset abdominal dhe helmimet nga ushqimi. Sipas tyre të gjitha këto janë normale për këtë sezon të vitit. “Nuk ka asgjë që nuk është e pritshme, kemi ilaçe dhe gjithçka që është e nevojshme për të ndihmuar qytetarët”, thotë Todorovi.
Të enjten, për shkak të fazës së portokalltë ishe rritur edhe numri i vullnetarëve të Kryqit të kuq nëpër rrugët e Shkupit. Drejtori I Kryqit të Kuq, Sait Saiti thotë se vullnetarët janë të trajnuar që përveç ndihmës së parë ti dërgojnë qytetarët deri tek destinacioni i duhur.
Sinoptikët për sot kanë paralajmëruar temperature 2 gradë më të ulëta, ndërsa për të shtunën dhe të dielën, sërish temperaturat do ti kalojnë të 40-at.
Kudo e kahdo të zihet fryma
Dorëheqja e Pecit, ose gjarpri që e ha bishtin e vet
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
-
Premierë: Spoti i ri i Tunës dhe Cozman, vjen shumë "hot"
- India thyen tabunë për marëdhënjet seksuale
- Gazeta Express: Peci do të shkarkohej shkaku i takimeve sekrete me inteligjencën serbe
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
- Prapanica e Tunës(FOTO)
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
-
Intervista/ Manajlovski: Si na kthyen në maqedonas, na thoshin kaurr


Share



















