Vazhdojnë polemikat BDI-PDSH, bashkangjitet edhe DR
Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu ka akuzuar BDI-në se merret me imagjinata kur është fjala siç thotë, “për punësimet e shqiptarëve”.
“Kjo imagjinatë, ndoshta i bën të besojnë se me të vërtetë ata kanë realizuar 9 mijë punësime për shqiptarët. Për dallim nga BDIne nuk merremi me imagjinata, shqiptarët përjetojnë një realitet të hidhur të përditshëm. Imagjinatat e BDI-së dhe të liderit të tyre, ua bëjnë jetën shumë të rëndë me përplot probleme. 9 mijë punësimet imagjinare, në realitet janë 0 punësime”, ka akuzuar Fazliu. “Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve me BDI-në jo që shënon rritje por përkundrazi shënon rrënje drastike”, ka shtuar Fazliu.
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka reaguar ndaj deklaratës së dhënë nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me rregullimin e përdorimit të gjuhës shqipe.
“RDK shpreh habinë se si Kryetari i BDI-së, i cili gjatë fushatës së kaluar, më 17 maj 2011 në Kumanovë vet deklaroi se ‘ky është vërtetë mandati në të cilin çështja e gjuhës shqipe sërish vendoset në bankat e Parlamentit të Maqedonisë për zgjidhje përfundimtare’, pardje, pa e vrarë shumë mendjen, u shpreh se kjo çështje është lënë për në mandatin e ardhshëm! RDK është e habitur që një deklaratë e tillë vjen pas katër vitesh mburrje nga BDI me ligjin e saj të dështuar për gjuhët, për të cilin koha po dëshmon se është bërë pengesë për përdorimin e gjuhës shqipe”, thuhet në reagimin e RDK-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim është përgjigjur vetëm ndaj PDSH-së. “Vet fakti që përfaqësimi i shqiptarëve ka lëvizur vetëm 1% në kohën kur PDSH uzurpoi institucionet e vendit pa vullnetin e shqiptarëve, por me vullnetin e VMRO-së, flet mjaftueshëm për kredibilitetin dhe moralin e PDSH-së dhe eksponentëve të saj. Nëse këtyre fakteve të pamohueshme ju shtohen edhe veprimet antikombëtare të PDSH-së bashkë me kasaphanën ndaj shqiptarëve në 16 muajshin më të zymtë për shqiptarët, atëherë bëhet e qartë se pse shqiptarët kanë votuar kundër PDSH gjatë gjithë kohës sa edhe ekziston kjo parti e dështuar” shkruhet në reagimin e BDI-së.
Kjo parti vlerëson se raportet e institucioneve të pavarura flasin qartë rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. /almakos

Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Universiteti i Kembrixhit: Shum femra britaneze pranojn Islamin
-
Mallkimet e Menduh Thaçit, ofendime për shqiptarët(VIDEO)
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
- Tuna, tjetër njeri pa grim(FOTO)
- Muazi dhe Namani, kurbane të lirisë në Siri
- Kalaja e Ohrit, vepër shqiptare
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
- Evropa nuk e mëson leksionin e shqiptarëve tash e 300 vjet
-
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Debakli
- Zvicër: Vritet Selim Elshani në prani të fëmijëve
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam

Share



















