Sasho Mijallkovi do ia largojë Gruevskit, Urkon?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Sasho Mijallkovi do ia largojë Gruevskit, Urkon? | Add to Facebook Share
image

Nëse mund tu besohet burimeve të MPB-së "hija" shumëvjeçare, ose badigardi i parë i kryeminstrit Gruevski, Urko, do të hiqet nga pozicioni që është duke e kryer momentalisht. Kështu bëjnë të diture burimet e portalit maqedonas, duke shtuar se Urko nga badigardi më i besuar i kryeminstrit do të shkojë në një funksion tjetër, në stacionin policor në Bit Pazar, për të kryer funksionin e zëvendës komandantit të njësitit special. Mediat për një kohë të gjatë kanë publikuar lajme të ndryshme mbi "luftën" në mes Dejan Nikollovksi - Urko, si dhe drejtorit të DBK-së, Sasho Mijallkov- transmeton Almakos.
Urkon, Gruevski e ka badigard shumë të besuar, ngaqë prej kur ishte ministër i finansave e ka patur pranë tij. Gjithashtu, Urko i ka qëndruar kryeministrit aktual, Gruevskit afër edhe kur ai ishte në opozit. Largimi i mundshëm i Urkos, sipas portalit maqedonas do të vijë nga dëshira e kushëririt të Gruevskit, Mijallkovit. Edhe aksioni policor "Detonator", është një ndër argumentet që e kanë bërë Gruevskin, të ndryshoj mendim për Urkon./almakos
Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS