Ali Ahmeti e arriti qëllimin - shpëtoi vetveten dhe e harroi popullin!
Problemi i anashkalimit të gjuhës shqipe nëpër institucionet shtetërore nuk do të zgjidhet as brenda këtij mandati të Qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI. Kreu i partisë shqiptare në pushtet Ali Ahmeti i pyetur nga gazetarët rreth interpretimeve ndryshe të çështjes së gjuhës me partnerët e koalicionit, tha se zgjidhja e këtij problemi mund të pasojë në mandatin e ardhshëm pasi siç u shpreh ai, ky nuk ka qenë fokusi kryesor gjatë këtij mandati qeverisës. Ahmetit pohon se çështja e gjuhës është proces për të cilin duhet kohë dhe durim.
“Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë por ka vetëm gjuhë zyrtare dhe gjuha shqipe është zyrtare por është në proces dhe në mandatin e ardhshëm sigurisht që kjo çështje përfundimisht do të mbyllet..Proceset duhen kohë, proceset duhen angazhim dhe durim”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Sipas Ahmeti, në fokus të partisë së tij gjatë këtij mandati ka qenë arritja e marrëveshjes për interpretimin autentik të Ligjit për amnisti, pasi siç u shpreh, bashkë me shokët e tij ka qenë personalisht i prekur nga kjo çështje.
“Mua dua të them shqiptarëve hapur dhe shumë sinqerisht prioritet në këtë mandat ka qenë çështja e amnistisë, sepse amnistia ka qenë një nga problemet që më ka preokupuar mua personalisht dhe shumë personalitete të jetës publike dhe politike në vend, sepse ishte një problem që mund të shkaktonte edhe tensione edhe pakënaqësi dhe mund të vinte deri te një thellim hendeku mes dy komuniteteve më të madha”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Si do që të jetë më në fund Ali Ahmeti e pranoi hapur atë qe flitej nëpër kuluaret politike se për ta shpëtuar vetveten ai flijoi shumë nga interesat kolektive të shqiptarëve të këtushëm. Apo thënë ndryshe ai me vite ishte peng i Dosjeve të Hagës ndersa kërkesat shqiptare mbetën peng i orvatjeve të liderit të BDI-së që ta shpëtoj vetveten. /Almakos
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- "Mos pranoni shqiptarë në ushtri"
- Theret 21 vjeçari me thikë në Shkup, jozyrtarisht incidenti ka prapavijë etnike
- Vetëvaret 37-vjecari, telefonata me gruan: S`laj dot borxhet
-
"lajTme" edicioni 15: Cila bimë unike është mbjell në Tetovë, dhe si u bë "lajTme" medium i fuqishëm?
- Ruleta seksuale, loja e tmerrshme e të rinjve kolumbianë
- Skandal: “Komitët” fyejnë shqiptarët në miqësoren Vardar-Schalke
- 5 futbollista do vishen kuqezi, marrin nënshtetësinë shqiptare!
- Mosnjohja e Kosovës nga Izraeli është taktikë
-
Elhaida duke interpretuar ilahi
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!

Share



















