ISHA konfirmon, "Vullnet Ameti në mënyrë të paligjshme ka fituar gradën Docent"
Inspektorati shtetëror i arsimit (ISHA) ka konfirmuar dokumentin në të cilin një ditë më parë e zbuloi Alsat-M, ku thuhet se rektori aktual i USHT-së Vullnet Ameti, në mënyrë të paligjshme ka fituar gradën shkencore ‘Docent’. “Lidhur me mbikëqyrjen pas parashtresës me numër 21-136/20 nga 26.04.2011, është konstatuar shkelje e nenit 135 të ligjit për arsim të lartë, si dhe nenet 89 dhe 96 nga Statuti i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Për të njëjtën është parashtruar kërkesë deri tek Gjykata themelore Tetovë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të inspektoratit.
Ndërkaq sa për ilustrim, neni 135 i ligjit për arsim të lartë parashikon:
“Më së voni gjashtë muaj para skadimit të afatit gjatë kohës kur është kryer zgjedhja për titullin akademik-shkencor, shkencor, akademik respektivisht titullin e bashkëpunëtorit, rektor, dekan, respektivisht drejtori shpall konkurs për zgjedhje të gjithë titujve akademik-shkencor, shkencor, akademik, respektivisht tituj bashkëpunëtor. Gjatë zgjedhjes nga alineja 1 i këtij neni zbatohen dispozitat e këtij ligji për zgjedhjen e titujve akademik-shkencor, shkencor, akademik dhe titujve bashkëpunëtoër...”
Pra sipas dokumentit të Inspektoratit shtetëror të Arsimit me datë 26.04.2011 Vullnet Ameti, në mënyrë të paligjshme e ka fituar titullin docent. Respektivisht në dokumentin që mban numrin 21-136/20 qëndron: “Lidhur me angazhimin e d-r Vullnet Ameti, si anëtar i Senatit të USHT-Tetovë, i njëjti ka vendim për ngrirjen e marrëveshjes për punësim për shkak të zgjedhjes si deputet në Kuvendin e R. Maqedonisë, dhe në mënyrë të paligjshme në atë periudhë është zgjedhur me titull docent i Fakultetit për kulturë fizike pranë USHT-Tetovë dhe është angazhuar për shërbime intelektuale. Inspektorati shtetëror pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë inspektimit ka konstatuar paligjshmëri, dhe për shkak të shkeljeve ligjore ka parashtruar kërkesë me numër 21-136/16 nga 13.04.2011 për ngritjen e procedurës kundërvajtës deri te Gjykata Themelore, Tetovë”.
Alsat-M kërkoi prononcim nga inspektorati shtetëror për arsim nëse përkundër këtyre paligjshmërive gjatë fitimit të titullit shkencor docent, Vullnet Ameti mund të kryej funksionin në të cilin është zgjedhur aktualisht ushtrues i detyrës rektor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, por Inspektorati akoma nuk ka asnjë përgjigje. Ndërsa një ditë më parë zv/ministri i arsimit Safet Neziri tha gjatë zgjedhjet së Ametit në këtë post janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore./Alsat M
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Fjalitë më "bombastike" të Menduh Thaçit në emisionin e fundit
- Chris çfarë ke humbur!
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















