Berisha dhe Saraçini startojnë BENELUX-in ballkanik
Takim në Tiranë
"Kompanitë shqiptare janë të interesuara për investim në Maqedoni posaçërisht në hotelieri, ndërtimtari dhe sigurim. Vitin e kaluar investimi i firmave nga Shqipëria ishte 2,5 milionë euro", tha ministri
Formimi I BENELUX-it ballkanik mes Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi me qëllim të bashkimit të tregut dhe zgjerimit të tij me tetë milion banorë, shpenzime të zvogëluara për transport dhe shfrytëzim I Durrësit dhe Barit si alternative për portin e Selanikut, ka qenë një nga temat e takimit mes kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe ministrit të ekonomisë Valon Saraçini në takimin e ditës së hënë në Tiranë.
Kështu ka njoftuar ministria e ekonomisë në Maqedoni, pas takimit të ditës së hënë mes ministrit Saraçini me kryeministrin Berisha.
“Shqipëria dhe Maqedonia kanë raporte të shkëlqyera politike, por patjetër duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik. Është I madh potenciali për rritje të këmbimit tregtar mes dy vendeve, e cila në katër muajt e parë të këtij viti ka arritur vetëm 25 milionë dollarë”, ka deklaruar Saraçini pas takimit me kryeministrin Berisha, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Gjatë bisedave me Berishën theks i veçantë është vendosur në bashkëpunimin në infrastrukturë, ndërtimin e rrugëve dhe energjetikë.
"Kompanitë shqiptare janë të interesuara për investim në Maqedoni posaçërisht në hotelieri, ndërtimtari dhe sigurim. Vitin e kaluar investimi i firmave nga Shqipëria ishte 2,5 milionë euro", tha ministri.
Saraçini theksoi se Maqedonia intensivisht punon në Korridorin 10, por midis prioriteteve është edhe Korridori 8.
Ministri i Ekonomisë Saraçini në kuadër të vizitës në Tiranë pasdite do të takohet edhe me përfaqësues të kompanive nga Maqedonia të cilat punojnë në Shqipëri. Është paraparë edhe takim joformal me përfaqësuesit holdingut turk KURIM rreth nënshkrimit të marrëveshjes për "Tajmishte"-n. /almakos
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Fotoshënim: Me flamur të Kosovës midis Beogradit
- Strehimi i muxhahedinëve, Teherani paralajmëron Tiranën
- Eva Longoria pa të brendshme tregon gjithçka
- Hashim Thaçi – Fatmir Limajt: Mund të jesh kryeministër!
- Gruaja diskuton me burrin, dashnori ikën nga dritarja
- Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
- Rrëfen jetën seksuale! (FOTO)
- Në Hasanbeg të Shkupit themelohet K.K. “Kushtrimi”
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)

Share



















