Themelohet PYKA për ta çarë diskriminimin politik
Pas dy takimeve të grupit iniciativ për themelin e një koalicioni joformal të shoqërisë civile dhe autoriteteve individuale, për të ndihmuar proceset shoqërore, kulturore dhe politike në Maqedoni, në Shkup, u themelua Lëvizja PYKA.
Lëvizja PYKA nuk është parti politike, nuk ka lidhje me asnjë parti politike aktuale e as atyre në paralajmërim. Por PYKA nuk është edhe as organizim apolitik, që do të thotë se do ketë pozicione dhe pikëpamjet e veta për çështje të ndryshme politike, socio-ekonomike dhe kulturore. Qëndrime këto që në momentin e duhur do ti prezantohen opinionit.
Lëvizja PYKA ka miratuar emrin dhe logon e saj, ka krijuar dy grupe punuese të veçanta; një për shqyrtimin e tekstit final të deklaratës së saj të përgjithshme si dhe grupin punues për përpilimin e platformës së Lëvizjes PYKA, platformë ku do ta prezantohet vizioni i saj në lidhje me çështjet e rëndësishme për shoqërinë.
Lëvizja PYKA me platformë qytetare, të qëndrueshme, publikisht vizible, mëton të jetë faktor me ndikim shoqëror e politik, pjesëmarrës proaktiv në shoqëri, duke kontribuar në demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë na Maqedoni.
Lëvizja PYKA është koalicion jo formal, inkluziv, përfaqësohet kolektivisht dhe me përfaqësim horizontal. Çdo anëtar i saj, qoftë person juridik ose individ, është i barabartë brenda Lëvizjes por edhe për përfaqësimin në opinionin publik. Së shpejti PYKA do të del me versionin përfundimtar të rregullave, strukturës dhe mekanizmave të vendimmarrjes dhe përfaqësimit të saj.
Renditja e emrave është alfabetike:
Azam Dauti, shoqata SHKUPI
Bejtula Morina, OJQ ESNAF
Bekir Halimi, NUN – Kultura
Edmond Ademi, INSTITUTI LIBERTA- Qendra për hulumtime politike dhe ekonomike
Ekrem Dolek, Oda e Tregëtarve të Maqedonisë
Ekrem Vllasaku – OJQ “Prosperiteti”
Fadil Curri, shkrimtar dhe gazetar
Ilir Ajdini, gazetar
Imer Bajrami, piktor
Liman Jetishi, afarist
Petrit Saracini, aktivist në shoqërinë civile
Ramadan Ferati, afarist
Ramadan Ramadani, NISMA- Instituti për mendim të lirë
Sedat Ramadani, politolog
Sedat Shabani, teolog
Semi Mehmeti, gazetar
Kumtesa është e botuar e plotë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
- Në Greqi arrestohet me drogë djali i kryeparlamentarit maqedonas Trajko Veljanovski
- Ofenduesi i shqiptarëve Bllazhe Ristovski, tani edhe hajdut?!
- Danaj: Aleancë shqiptaro-greke për ndarjen e Maqedonisë
- Monstra: Flasin dëshmitarët
- Arifi: Do vazhdoj ta kritikoj Gruevskin!
- Haliti: Shqipëria ka provokuar Kosovën
- Ndryshon llogaritja e kohës në Maqedoni?
-
Ushtari rus, qëllohet me plumb në lule të ballit dhe nuk vdes
- Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















