Do të prishet gjysma e kishës në Kalanë e Shkupit
Një pjesë e Kishës në Kala, do të prishet dhe objekti do të redifinohet. Ai nuk do ti kalojë lartësinë e mureve të kalasë dhe nuk do të ketë asnjë simbol fetar. Kjo është një nga pikat e marrëveshjes së arritur mes drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman, drejtorit të Qendrës Nacionale për Konservim, Mehmet Selmani, kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Behixhudin Shehapi, anëtar i Komisionit për Kulturë në parlament. Po ashtu pjesë e marrëveshjes së arritur është redefinimi i projektit për ndërtimin e tre muzeve në Kalnë e Shkupit dhe emërtimi i tyre. Nuk do të ketë kullë osmane, por muze të periudhës osmane, i cili do të ndërtohet mbi themelet e Xhamisë së Kalasë, hartën e ekzistimit të së cilës e publikoi “Lajm” para disa ditëve. Sipas marrëveshjes është paraparë që të mos vazhdohen punimet për përfundimin e objektit të parë, derisa dy objektet e tjera të arrin në të njëjtin nivel të ndërtimit.
Deputeti Behixhudin Shehapi konfirmon marrëveshjen e arritur dhe thotë se ajo është rezultat I bashkëpunimit konform standardeve të UNESKO-s, rregullativës ligjore, konventës së Venedikut dhe aspektit multi-kulturor dhe multi-civilizues edhe të shtetit edhe të Kalasë së Shkupit. “Nuk do të ketë kishë në kala dhe nuk do të ketë xhami në kala, por do të ketë muzeu mesjetar të ndërtuar mbi themelet e kishës bizantine, muzeu të periudhës osmane që do të ndërtohet mbi themelet e xhamisë së Kalasë dhe muze i periudhës prehistorike që do të ndërtohet mbi themelet e shtëpisë dardane”, thotë për “Lajm” Shehapi. Asnjëri nga objektet muze që do të ndërtohen në kala nuk do të ketë asnjë simbol fetar.
Marrëveshja e re e arritur mes krerëve të këtyre institucioneve vjen pas problemeve që shkaktoi ndërtimi i objektit kishë në Kalanë e Shkupit. Pas ridefinimit të projektit për ndërtimin e muzeut të periudhës osmane dhe muzeut të periudhës prehistorike do të ketë edhe një ekspertizë. Shehapi thotë se nëse nuk respektohet marrëveshja e arritur, nuk do të lejojnë që të vazhdojë ndërtimi i objektit të parë. Tre objektet muze, edhe pse nuk do të kenë simbole fetare do të ndërtohen në stilin e periudhave që u takojnë. Për moment në Kalanë e Shkupit nuk po punohet asgjë.
Gërmimet dhe ndërtimet në Kalanë e Shtupit kanë shkaktuar mjaft tensione në Shkup. Mënyra e organizimit të gërmimeve arkeologjike ku u përdorën edhe buldozerë, si dhe ndërtimet në këtë qendër arkeologjike kanë shkaktuar mjaft polemika. /lajm
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Turqia jep udhëzime për seksin në çift: Bëni sa më shpesh dhe lahuni
- Menduh Thaçi pas hapave të Ali Ahmeti-t, merret me opinionet e miletit?!
- Departamenti Amerikan i Shtetit : Nuk kishte fakte për terrorizëm islamik në akcionin policor "Monstra"
- Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
- Tre parimet e z. Ali Ahmeti
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa

Share



















