Sa më mirë e kanë BDI-stat në qeverinë e Gruevskit, aq më keq e ka populli i këtushëm shqiptar!
Koment: almakos.com
Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së është shprehur i kënaqur nga puna e kryetarëve dhe Këshilltarëve të Komunave nga radhët e veta. Si organ më i lartë partiak midis dy Kongreseve, në mbledhjen e së shtunës, ky Këshill i BDI-së ka vlerësuar se ndarja territoriale dhe decentralizimi përfaqësojnë një ndër shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas mediave vendore, Këshilli i Përgjjthshëm i BDI-së ka ardhur në përfundim që të intensifikohet bashkëpunimi midis pushtetit qendror dhe atij lokal në mënyrë të përmbylljes së projekteve akoma të parealizuara”. Mediat gjithashtu raportojnë se këto projektet të parealizuara, BDI do t’i shqyrtojë në një mbledhje të veçantë të përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv dhe atij vendor, e cila do të mbahet pas afro një muaj e gjysmë.
Nga kryesia e BDI-së thonë se pas shqyrtimit të këtyre raporteve të funksionarëve në nivel qendror dhe lokal dhe analizës së hollësishme të punës së tyre, do të sillen vlerësime për nevojën e ndryshimeve eventuale. Në mesin e konkluzave të Këshillit të Përgjithshëm, është edhe ajo që u drejtohet funksionarëve të kësaj partie në pushtetin qendror që të angazhohen “ për Integrim në Qeveri që të realizojnë marrëveshjet politike në nivel të koalicionit qeverisës”.
Në tërë këtë mesele, ka diçka që është kontradiktore: nga njëra anë shprehet kënaqësi nga puna e bërë, e në anën tjetër theksohet nevoja për shqyrtim të projekteve të parealizuar. Që nxit pyetjen logjike: në’ç’baza mbështet vetëkënaqësia e BDI-së për punën e bërë nëse nuk janë bërë analizat e rezultateve të punës së përfaqësuesve të kësaj partie në nivel lokal dhe ekzekutiv.
Përndryshe sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, siç duket edhe 100 vitet e ardhshme BDI-ja do merret me realizimin e saj. Dhe kryesuesit e kësaj partie do jenë të fundit që do e kuptojnë se gjërave që u skadon afati, bëhen të papërdorshme edhe kur u ruan në frigorifer. Por në ndërkohë nuk duhet mohuar të vërtetën se sa i përket integrimit të përfaqësuesve të kësaj partie në Qeverinë e Gruevskit, është arritur rezultat mahnitës. Ata aq shumë janë integruar, sa mund të thuhet se janë “shkrirë” tërësisht në tërësinë e VMRO-DPMNE-së dhe me asgjë nuk mund t’i dallosh se e janë përfaqësues të shqiptarëve apo anëtarë të partisë së Gruveskit. Ndoshta prandaj nuk u shkon ndër mend të pyesin veten se çka mendon populli për punën e tyre. Apo ndoshta u shkon ndërmend, por duke e ditur se tani për tanio fatin e tyre e ka në dor Gruesvki, e jo populli, ata edhe nuk lodhen aq shumë me të mirën e popullit, por me atë të veten. Gjë që edhe e solli punën deri këtu sa të kenë të drejtë ata që thonë se sa më mirë e kanë BDI-stat në qe verinë e Gruevskit, aq më keq e ka populli shqiptarë i këtushëm./Almakos
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Plagosje me armë në Shkup
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Terri informativ në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Arta heq dorë nga muzika?
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Prapanica e Tunës(FOTO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta
-
Intervista/ Manajlovski: Si na kthyen në maqedonas, na thoshin kaurr


Share



















