Cërvenkovski: Nikolla, kur me Lubçon përshëndeteshe tre ditë nuk i laje duart

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Cërvenkovski: Nikolla, kur me Lubçon përshëndeteshe tre ditë nuk i laje duart | Add to Facebook Share
image

Lider i LSDM-së Branko Cërvenkovski, sonte në një tubim në Prilep, deklaroi se të gjithë që bëhen kundër Gruevskit, e pësojnë keq, duke thënë - "vëlla Lube ishte heroi jotë, në Hagë e vizitoje, në aeroport dole e prite. Kur filloi të ta kritikojë politikën,  e arrestove me proces të montuar gjyqësor. Lubço Georgievskin e ke patur ikonë tënden, foton e tij edhe në tavolinë dhe në murë ia mbaje. Kur me Lubçon përshëndeteshe, tri ditë duart nuk i laje. Kur filloi të të kritikojë e shpalle tradhëtarë!"

Turneun lideri i LSDSM-së, Branko Cërvenkovski e nisi nga Strumica, qyteti më i sukseshëm sipas tij me të cilën udhëhiqet nga kuadër i LSDM-së. Në atë kohë, kreu i partisë më të madhe opozitare maqedonase tha se në periudhën e ardhme do të angazhohet i gjithë kapaciteti i kësaj partie, me qëllim që t’i jepet fund krizës së thellë në të cilën gjendet vendi dhe pozitës së mjerueshme të popullatës.
“LSDM-ja më gjithë kapacitetin e saj, me potencialet njerëzore, profesionale, ekspert në këtë periudhë është e angazhuar në gjendjen e mënyrës që të lehtësoj jetën e vështirë të qytetarëve tanë. Për atë qëllim japim propozim në kuvend dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ndërsa prej sot këtë fillojmë ta bëjnë në kontakte të drejtpërdrejta. Në periudhën e ardhshme kemi qëllim ta kalojmë gjithë Maqedoninë, çdo fshat, vend të banuar, lagje, do të përpiqemi ti drejtohemi secilit qytetar individualisht. Për ne nuk do të ketë pushim, fundjave, kjo do të jetë verë pune”, deklaroi Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së./almakos.com

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS