I lindi lufta, por i hëngri “tenderokracia”!?
Brenda një viti ne do e dimë nëse Kryeministri i ri grek Antonis Samaras donë ta zgjidh problemin mbi emrin, ka thënë për mediat kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski. Pyetjes nëse është i mundur konsensus mes qeverisë dhe opozitës për të përcaktuar linjat e kuqe të Maqedonisë në lidhje me këtë kontest, kryeministri i është përgjigjur se një gjë e tillë është e pamundur me një opozitë të paqëndrueshme
Sipas Gruevskit, taktikat greke mbështetet në blerje kohë duke pritur që në vend të VMRO-DPMNE-së së “ngurtë” të vijë në pushtet LSDM-ja e “butë”. “Për ne është e rëndësishme të sigurojmë një zgjidhje të mirë, të pranueshme për shumicën e qytetarëve dhe që do të jetë e qëndrueshëm në afat të gjatë”, ka thënë Gruevski.
Në ndërkohë, Ministri i punëve të jashtme Nikolla Popovksi ka deklaruar se Shkupi dëshiron që të ketë partner serioz në Athinë që të realizohen marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe të gjendet zgjidhje për kontestin për emrin.
Në intervistën për Radion kombëtare bullgare, Popovski ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit bullgar Bojko Borisov se nëse do ishte pyetur Bullgaria për emrin Maqedonia Veriore si zgjidhje për kontestin me Greqinë, ajo nuk do të pajtohej me këtë propozim, ngaqë kjo mund të mbartë pretendime territoriale ndaj këtij vendi. Lidhur me këtë Popovski pohon se nuk sheh asnjë logjikë që në një kontest të imponuar që e bllokoi Maqedoninë, të vijë dikush që në mënyrë plotësuese do të bënte obstruksione.
Për mundësinë që Bullgaria të inkuadrohet në zgjidhjen e kontestin mbi emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë, ministri i Jashtëm i Maqedonisë thotë se si vend anëtar i BE-së dhe i NATO-s, Bullgaria mund të sjellë elementë logjikë dhe të promovohet në një lobiste për integrimin e vendeve nga rajoni të cilat nuk janë anëtare të këtyre organizatave.
Këto qëndrime të zyrtarëve të Shkupit vijnë pas dështimeve të njëpasnjëshme të Maqedonisë që të anëtarësohet në NATO dhe të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, e që kanë nxitur revoltë te qytetarët e këtij vendi. Vlerësuar nga deklaratat e zyrtarëve maqedonas, del puna se disfata e Maqedonisë janë fqinjët e saj. Ndoshta prandaj Gruevski edhe ka vendosur shtetin ta izolojë nga të gjithë vendet fqinje dhe ato perëndimore. Kuptohet duke pas përkrahjen e “integristave” të BDI-së të cilët, përderisa Gruevski na izolon nga e tërë bota, ata i mbeten besnik logjikës “leniniste” të veprimit “në treshe”, e që i bënë më të përkushtuar ndaj parimit se çka do që të ndodh, rruzulli tokësor do vazhdojë të rrotullohet rreth diellit dhe se pritja e durimi, e jo veprimi, janë ato që të çojnë drejtë fitores. Siç duket BDI-ja edhe nuk ka zgjidhje tjetër se si ta mbulojë paaftësinë e vet që t’u kundërvihet politikave dështuese të Gruevskit. Ajo s’ka me çka ta mbulojë as injorancën politike të udhëheqësve të saj të cilët i polli lufta, por i hëngri “tenderokracia”./Almakos
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
- Ofenduesi i shqiptarëve Bllazhe Ristovski, tani edhe hajdut?!
- Danaj: Aleancë shqiptaro-greke për ndarjen e Maqedonisë
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Monstra: Flasin dëshmitarët
-
Ushtari rus, qëllohet me plumb në lule të ballit dhe nuk vdes
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Vajza 16 vjeçare hidhet në lumin Vardar
- Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit!
- Pse vazhdon të fshehet lajmi për arrestimin e djalit të Veljanovskit nga mediet maqedonase?!
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















