Më 30 qershor ndërpritet “Monstra”?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Më 30 qershor ndërpritet “Monstra”? | Add to Facebook Share
image

Rasti “Monstra”, për të cilin gjashtë shqiptarë akuzohen se kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ka gjasa që të ndërpritet më 30 qershor.  

Naser Raufi, njëri nga avokatët e të akuzuarve thotë se akoma nuk ka asgjë të re në lidhje me rastin. “Të presim deri në 30 qershor, kur dhe përfundon paraburgimi prej dy muajve  dhe atëherë besoj do të ketë diçka. Ose  prokuroria do ti shpalosë provat dhe do të nisë gjykimi, ose procesi do të ndërpritet në mungesë provash”, thotë Raufi për “Lajm”. Ai sqaron se në bazë të ligjit ekziston mundësia që paraburgimi të zgjatet, por ai nuk beson që në rastin “Monstra” të ndodhë diçka e tillë.

Po ashtu edhe burime të “Lajm”-it nga prokuroria pohojnë se rasti “Monstra” mund të ndërpritet më 30 qershor.  “Akoma nuk ka prova të mjaftueshme për të nis gjykimin e gjashtë të akuzuarve.   Ka gjasa që  ky rast të ndërpritet”, thotë i njëjti burim.

Rasti “Monstra” për të cilin gjashtë shqiptarë akuzohen për vepër terroriste ndiqet me vëmendje të madhe edhe nga ndërkombëtarët. OSBE dhe ambasadat e huaja në Maqedoni janë të interesuar që procesi të ketë gjykim të drejtë.  Mënyra e organizimit të aksionit, deklaratat e ministres së punëve të brendshme, etiketimi i  të akuzuarve, vonesa e shpalosjes së provave, rrahja e të akuzuarve në burgun e Manastirit janë disa nga elementët që shkojnë në dobi të të akuzuarve.

Gjatë aksionit “Monstra” të realizuar më 1 maj të këtij viti u arrestuan 20 persona në mesin e të cilëve edhe gra e pleq, ku shumica prej tyre u liruan të nesërmen në mungesë të provave.

Policia maqedonase për vrasjen e pesëfishtë i ngarkon personat Halil Demirin nga Haraçina dhe vëllezërit Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq nga Hasanbegi. Për dy personat tjerë Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu, policia thotë se kanë ndihmuar autorët e vrasjes. Pas disa ditëve listës së të akuzuarve iu bashkua edhe Haki Haziri, i cili së pari ka qenë dëshmitar i mbrojtur, ndërsa më pas i akuzuar.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS