Paratë e partive jashtë çdo kontrolli

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Paratë e partive jashtë çdo kontrolli | Add to Facebook Share
image

TI analizon punën e revizorëve dhe antikorrupsionit

Raportet e Entit për revizion për financimin e fushatave janë joligjore dhe jashtë standardeve, revizorët nuk e kryejnë funksionin për mbikëqyrje dhe kontroll,  tha Sllagjana Taseva, drejtore e TI-Maqedoni

Institucionet të cilat sipas funksionit të tyre duhet të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll, ndërsa sipas natyrës duhet të jenë të pavarura, siç janë Enti shtetëror i revizionit dhe Komisioni anti-korrupsion, edhe vetë janë lëshuar nën praktikën e leximit të gabuar dhe në mënyrë të selektuar të ligjeve, akuzon Transparency International-Maqedoni. Ky institucion akuzon edhe Prokurorinë e përgjithshme, e cila nuk e pa të udhës të hap procedurë penale për rastin “Listat me nënshkrimet e personave” që u publikua në televizionin A1 gjatë zgjedhjeve të kaluara, ku të punësuarit në administratë me anë të kërcënimeve apo premtimeve detyroheshin të japin nënshkrimin e tyre se do të votojnë për parti të caktuar. “Në vend të kësaj krijohet një pushtet absolut që imponon pyetjen, kush do t'i kontrollojë kontrollorët? Raportet e Entit për revizion për financimin e fushatave janë joligjore dhe jashtë standardeve, revizorët nuk e kryejnë funksionin për mbikëqyrje dhe kontroll, revizorët nuk i kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe nuk kanë sanksionuar përgjegjësit për fushatat zgjedhore”,  tha Sllagjana Taseva, drejtore e TI-Maqedoni. Transparency gjatë analizës së raporteve të lëshuara nga këto dy institucione konkludon se pushteti ka krijuar një sistem korrupsioni që vetë mirëmbahet, situata në media edhe më tej ngelet shqetësuese, ndërsa sektori civil gjithnjë humb peshën e vet ndikuese, andaj u ngelet vetëm organizatave ndërkombëtare ta vlerësojnë në fusha të veçanta. Taseva akuzoi Qeverinë se me qëllim fsheh dhe nuk e publikon Raportin e 46-të të Kuvendit të përgjithshëm të GREKO-s, ku nga 13 rekomandime 7 kanë të bëjnë me financimet politike. Sipas saj, Qeveria i ik publikimit të tyre, sepse ai përmban vlerësime jo të favorshme për çështjen kryesore që kërkon KE.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS