Aliu kundër Saliut?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Aliu kundër Saliut? | Add to Facebook Share
image

Pavarësisht faktit se që të dy janë liderët e partive në pozitë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nuk janë duke e gjetur gjuhën e përbashkët në skenën politike mbarëshqiptare, kur është në pyetje interesi kolektiv i shqiptarëve.

Këto ndasi që mund të sjellin pasoja shumë negative në të ardhmen, në rrafshin e bashkëpunimit ndërqeveritar, më së miri i dëshmoi zgjedhja e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanit, ish ministri i mbrojtjes, i cili arriti të zgjidhet president me votat e shumicës në parlamentin e Shqipërisë. Ali Ahmeti, në këtë ngërç politik të cilin po e përjetonte politika në Shqipëri, zgjodhi të renditej në taborin e kundërt. Ai e përkrahi, ish kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nanon, duke treguar qartë se kryeministri aktual nuk bënë pjesë në “menynë” e tij politike. Ndonëse, kandidaturën e Fatos Nanos nuk e përkrahi as partija e tij e dikurshme, e cila tani udhëhiqet nga Edi Rama, kryeintegristi Ahmeti, zgjodhi ti bashkëngjitet thirrjes së intelektualëve, të cilët e preferonin Nanon më shumë se cilëndo zgjidhje që do ta ofronte pozita, respektivisht kryeministri Berisha. 

Ali Ahmeti së bashku me intelektualë të tjerë u bënë thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri të mbështesin kandidaturën e Fatos Nanos për postin e Presidentit të Republikës. 

Në letër, ndër të tjera, thuhej se Nano përfaqëson vlera liberalizuese dhe demokratike në traditën tonë të re politike, “me reformimin e së majtës së vjetër shqiptare, me reformat e para liberalizuese për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare dhe me reformat demokratizuese të gjysmës së dytë të viteve ‘90-të; me marrëveshjet historike mes të majtës dhe të djathtës, ku Nano ka qenë protagonist i dorës së parë duke i dhënë vendit hope dhe avancime të rëndësishme demokratike.

Tashmë dihet fakti se BDI nuk i takon krahut të majtë politikë që do të ishte një justifikim për përkrahjen e kandidaturës së një ish majtisti. Për më tepër, pas kësaj përkrahjeje publike lideri i partisë shqiptare në pushtet zgjodhi të sfidojë kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, duke bërë publike edhe kundërshtitë konceptuale midis tyre. Madje, burime të sigurta të portalit Almakos, e konfirmojnë se iniciatorë i kësaj nisme ka qenë vetë Ali Ahmeti, pavarëisht se një nisme e tillë as që u morr seriozisht nga cilido grup parlamentar në Shqipëri dhe as që u diskutua si zgjidhje e mundshme, por vetëm vuri në pah marrëdhëniet e tendosura midis Aliut dhe Saliut./Almakos

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS