Konkursi në MPB, shqiptarët me gishta në gojë

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Konkursi në MPB, shqiptarët me gishta në gojë | Add to Facebook Share
image

Ministria e Brendshme thyen parimin kushtetues dhe Marrëveshjen e Ohrit. Numri një i këtij dikasteri Gordana Jankullovska, tha se për të nuk është fare me rëndësi përkatësia etnike e personave që do të pranohen në konkursin e ri për policë, por profesionalizmi i tyre. Sipas saj, nuk ka fare nevojë të bëhet matematikë me shifra për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve, pasi vlerëson se një gjë e tillë është e parëndësishme. “Konkursi i fundit për punësimin e policëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme do t’i respektojë të gjitha parimet për profesionalizëm dhe kompetencë. Gjegjësisht do të angazhohen ata persona të cilët do të arrijnë rezultate më të mira gjatë testimeve të cilat janë pjesë e konkursit dhe ligjit. Maqedonia është shtet multietnik, kështu që presim interesim nga të gjitha bashkësitë etnike, megjithatë edhe një herë dua ta përsëris se ne, përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, nuk e shohim si operacion matematikor por e shohim si system përmes të cilit vërtet do të angazhohen njerëzit me kapacitet dhe potencial më të mirë”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme. Edhe krahas insistimit tonë se cilido do të jetë përqindja e shqiptarëve që do të pranohen me këtë konkurs Jankullovska e prerë në përgjigje: “Jo, nuk ka numër”, tha Jankullovska. Por e gjithë kjo bie tërësisht ndesh me atë që pati deklaruar ditë më parë zëvendësi i saj Xhelal Bajrami.  Ai para 10 ditësh në një deklaratë për TV Alsat tha se nga 300 kandidatë për policë që do të pranohen në konkursin më të fundit të shpallur nga MPB, 75 do të jenë shqiptarë. Ndonëse edhe ky parim i Bajramit bie ndesh me Kushtetutën, ai para opinionit u mundua që këtë çështje ta paraqesë si të arritur të madhe të partisë së tij, BDI-së.  “Kemi marrëveshje me partnerët e koalicionit që minimumi prej këtyre që do të pranohen, 25% të jenë të përkatësisë etnike shqiptare. Për herë të parë në një konkurs të rëndomtë ne po i’a arrijmë që të imponojmë parimin e diskriminimit pozitiv, gjegjësisht pranimit të së paktën 25% të shqiptarëve”., tha zv.ministri I brendshëm Xhelal Bajrami më (05.06.12.)  Në këtë mënyrë, duket qartë se edhe Ministria e Brendshme, gradualisht do të bëhet e pakapshme për shqiptarët. Se Jankullovska dhe Bajrami, shkelin ligjin më së miri mund të ilustrohet me pikën 5.2 të Marrëveshjes së Ohrit në Aneksin C, në të cilin në mënyrë eksplicite thihet se: “Palët obligohen që deri në vitin 2004 të krijojnë strukturë etnike të policisë dhe të shërbimeve policore dhe shpërndarje të tyre konform me strukturën etnike të popullatës që jeton në territorin e Maqedonisë”. Pra në bazë të kësaj pike, përfaqësimi adekuat i shqiptarëve është dashur të përmbyllet para 8 vjetësh. Konkursi për pranimin e 300 rekrutëve të ri u hapa para dhjetë ditësh. Deri më tani, janë paraqitur afër 10 mijë të rinj dhe të reja ndërsa numri i konkurrentëve pritet të jetë dukshëm më i madh duke pas parasysh se konkursi mbyllet me datë 23 qershor./alsat-m

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS