Ali Ahmeti si i humbur në pyetjet e gazetarit!

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Ali Ahmeti si i humbur në pyetjet e gazetarit! | Add to Facebook Share
image

Intervista e para disa ditëve e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në televizionin Kanal 5, emisionin X/0 nxorri shumë të vërteta në shesh. Si përshembull që Aleksandri i Madh në qendrën e Shkupit erdhi si pasojë, e miratimit të LSDM-së dhe BDI-së, këtë e deklaroi Ali Ahmeti në emisionin X/0. Poashtu lideri i BDI-së, transmetoi edhe shumë optimizëm për zgjidhjen e çështjes së emrit, në një kohë kur Gruevskit i villet nga Bashkësia Ndërkombëtare. Por, si e komentojnë analistët intervistën e Ali Ahmetit, këtë do e mësoni më poshtë.
Analisti Arsim Zekolli, për portalin tonë Amakos , u shpreh se Ali Ahmeti në intervistën e tij të fundit ishte shumë kontradiktor dhe konfuz.
  • “Ali Ahmeti ishte kontraditor dhe konfuz, në emisionin e fundit. Sipas kësaj interviste, mund te konkludojme se partia shqiptare në pushtet e ka kuptuar paaftesinë e vet dhe gjithë shpresat i mbanë në faktorët kalendarike dhe të jashtme, me fjalë të tjera në zhvillimet në Greqi, SHBA, BE në vitin 2013. Sikur harrojnë se që nga viti 2008 kushtet për zgjidhje të çështjes së emrit vetëm sa përkeqësohen për ç’do vit që kalon. Kështu që pres të kunderten nga ajo që e thotë zotëri Ahmeti, pra komplikim të mëtutjeshëm të çeshtjes së emrit. Është bizare vërtet që z. Ahmeti shfaq optimizëm të tillë vetëm disa ditë, pas deklaratës së kryemintrit bullgar, Borisov për kushtëzim të mundshem të çeshtjes së emrit. Aq më shumë që në konkluzën e fundit të Çikagos kushtet për marrëdhënie të mira ndëretnike vetëm sa forcohen. Megjithatë do thoja se deklarata për kinse zhvillimet interesante në 2013 është vetëm se një tentativë paniku për te mbjellur shpresa të rrejshme tek qytetarët dhe për te blerë edhe pak kohë, tani që gjitha premtimet për këtë vit dolën bosh dhe të dështuara. ” 
Kurse analisti Ramadan Ramadani për Almakos, intervistën e liderit të BDI-së e cilësoi si të sukseshme, ngaqë arriti të marë shpërblimin e merituar atë që kryesia e VMRO-DMPNE-së, me në krye Nikolla Gruevskin mori pjesë në 10 vjetorin e themelimit të BDI-së.
  • Intervista e fundit e dhënë për Kanal 5 e liderit të BDI-së e morri shpërblimin në formën se për të parën herë në një tubim partiak të BDI-së ishin prezentë aq funkcionar të lartë të shtetit dhe DPMNE-së në krye me kryeministrin aktual Nikola Gruevski! Përpos kësaj këtë intervistë e karakterizon disa porosi të paqarta në adresa të paindetifkuara por kryesisht u perceptuan si vardisje ndaj garniturës aktuale të puhstetit. Mungoi artikulim i qartë për vizionin politik në rastin e ngecjes aktuale në procceset euro-atlantike kurse më e rrezikshmja si tendencë është paraqitja e nevojës së qëndruarit në pushtet me çdo çmim dhe arsyetimi i këtij qëndrimi edhe nëpërmjet pyetjes: a ti bëjmë ende më të varfër qytetarët tanë?!
Arsim Zekolli mendon se BDI-ja në lidhje me daljen e saj nga qeveria, po luan si në kartën e Arben Xhaferit që vepronte në kohët kur ishte në pushtet, se po që se do dilte PDSH nga qeveria do dalin në skenë faktorë që duan të destabilizojnë vendin, e me këtë të fitonte përkrahjen e ndërkombëtarëve.
“Sa i përket deklaratës për kinse destabilizim si pasojë e daljes së BDI-së nga Qeveria, më duhet të them se kjo aq shumë më ngjau në deklaratat e Arbër Xhaferit nga koha kur drejtonte PDSH, i cili deri sa ishte në qeveri tentonte të frikëson faktorin ndërkombëtarë se nëse nuk i japin përkrahje, do dalin në skenë faktorë të tjerë që do të destabilizojnë vendin, që më në fund edhe ndodhi. Në esencë deklaratat e tilla vetëm se sa e ilustrojnë se sa pak dinë politikanët tanë për real-politikën nderkombëtare. Kur në deshpërim filloni ti frikësoni të huajt me skenare të tilla, në fakt ata vetëm se e kuptojnë që ju nuk e keni më situatën nën kontroll. Dhe mu kjo është porosia që pa vetëdije z. Ahmeti e përcolli para faktorit ndërkombetarë. Aq më shumë që qëndrimin në Qeveri e arsyeton me kinse brengë për gjendjen ekonomike të qytetarëve, edhe pse pothuajse gjysma e emisionit iu kushtua intrigave BDI-PDSH, se kush mbanë fajin që qindra milionë euro, hudhen mbi kiç monumente dhe arqitekturë absurde. Prandaj, përfundimi logjik nga ky ping-pong akuzash është se që të dy partite shqiptare mbajnë fajin për projektin Shkupi 2014, natyrisht në kurriz të shqiptareve të Shkupit.”/almakos.com
Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS