Gruevski ja bëri sefte BDI te përvjetori

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Gruevski ja bëri sefte BDI te përvjetori | Add to Facebook Share
image

Gruevski deri tani ka bojkotuar vazhdimisht përvjetorët e BDI-së, por edhe përvjetorët e Marrëveshjes së Ohrit, që poashtu shënohen nga BDI-ja

Kryeministri Nikolla Gruevski për herë të parë ka marrë pjesë në një përvjetor të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që i organizon tradicionalisht partia e Ahmetit. Gruevski të martën ka marrë pjesë në përvjetorin e dhjetë të BDI-së që u organizua në hotelin Hildej In në Shkup, i shoqëruar edhe nga kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski. BDI këtë manifestim zyrtarisht e quajti “Pritje për bashkëpunëtorët e jashtëm”, dhe u mbajt disa ditë pas shënimit qendror në “Kurshumli An”. Kjo pritje ishte paraparë kryesisht për kreun shtetëror, për korin diplomatik por edhe për mysafirë tjerë. 

Gruevski deri tani ka bojkotuar vazhdimisht përvjetorët e BDI-së, por edhe përvjetorët e Marrëveshjes së Ohrit, që poashtu shënohen nga BDI-ja.

Mirëpo burime partiake në BDI ardhjen e Gruevskit e sqarojnë me ftohjen gjithnjë e më të madhe të raporteve të kryetarit të tyre Ali Ahmeti me kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovski./Almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS