Raufi: Ska prova për rastin "Monstra"!

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Raufi: Ska prova për rastin "Monstra"! | Add to Facebook Share
image

Mosfillimi i procesit gjyqësorë për rastin monstra dhe deklaratat paraprake të ministres së Brendëshme Gordana Jankullovska dhe Prokurorit Lupço Shfërgovski, shqetsojnë palën mbrojtëse. Vonesa flet për atë se mungojnë dëshmitë thot Avokati i angazhuar në këtë rast Naser Raufi.

Avokati i të arrestuarve në rastin monstra Naser Raufi shprehet brengosjen për faktin se ende nuk po fillon procesi gjyqësor, ndaj të arrestuarve në Rastin Monstra, që sipas tij tregon se mungojnë dëshmitë dhe se procesi është politikisht i montuar. Ai shpreh shqetësimin e tij nga prejudikimet që janë bë për të arrestuarit, nga ministrja Jankullovska. Sipas tij këto prejudikime ngushtojnë hapësirën për proces objektiv gjyqësor dhe mund të ndikojnë negativisht në punën e gjykatësit që do të udhëheqë rastin.

Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratës së prokurorit të përgjithshëm Lupço Shfërgovski, i cili ka deklaruar se do të ndihej i lumtur nëse të arrestuarit dënohen me burg të përjetshëm. Avokati mbrojtjes paralajmëron se do të kërkojë nga Këshilli i prokurorëve të hedhin poshtë këtë deklaratë./almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS