Cërvenkovski: Ali Ahmeti dhe Gruevski, janë vetëm promovues të pazareve poltike!

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Cërvenkovski: Ali Ahmeti dhe Gruevski, janë vetëm promovues të pazareve poltike! | Add to Facebook Share
image

Sonte në emsionion "Rruga drejt", që transmetohet në televizionin Alsat-m, ishte i ftuar Branko Cërvenkovski lideri i opzitës maqedonase LSDM-së. Ai foli për situatën aktuale në Maqedoni, problemet me të cilat ballafaqohen qyterarët e saj, si dhe poltiikat që promovojnë BDI-ja dhe VMRO-DPMNE- transmeton Almakos.

Branko Cërvenskovski, mendon se Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski, dinë të bëjnë vetëm poltikë pazaresh, dhe jo politikë të vërtet për ta çuar Maqedoninë drejt euro-integrimeve.

"Si do ta çojë BDI-ja, Maqedoninë në NATO dhe BE, kur nuk shohim asnjë plan dhe strategji nga ana e BDI-së, ata nuk bëjnë politikë në Qeveri, por ata vetëm promovojnë poltiika të pazareve. Përshembull pse ndahet Shkupi në dy qytete, pse duhet të ketë qytet të shqiptarëve dhe qytet të maqedonasve, pse nuk duhet të jetë një shesh i përbashkët, kjo është një politik pazaresh. Dhe kjo na çonë drejtë ndarjes, kështu ne do të formojmë shoqëri të përbashkët?".

Në pyetjen se kohës së fundit BDI-ja, i është nisur rrugës për ti gjetur "tradhëtarët" në mesin e shqiptarëve, e që kohës së fundit marioneta dhe megafonë po shpallen analistë të caktuar. Cërvenkovski kësaj pyetje iu përgjegj "ky është komplimenti më i madh që kam marë kohëve të fundit, sepse BDI-ja mendonë se LDSM-ja si opzitë arrinë tia kontrollojë intelektualët shqiptarëve, nuk e di se në cilën planet jetojnë këta të BDI-së! Më shumë mund ti kontrollojë Ali Ahmeti sepse ai është në qeveri, se sa LSDM-ja prej opzoitës, edhe njëherë e falenderojë BDI-në për këtë kompliment."

Lideri i LSDM-ës ndër të tjera tha, se bashkëpartiakët shpesh e kritikojnë se pse e kanë respektuar aq shumë BDI-në në kohën e bashkëqeverisjej, kur kanë mundur shumë lehtë ti heshtin.

"Kishim qenë shum naiv thonë shumë nga bashkëpartiakët, se pse i kemi respektuar aq shumë këta të BDI-së, shih çka ju bën Gruevski se i ka lënë në qoshe" - tha Cërvenkovski.

Se kush kujt duhet ti kërkoj falje për rastin e Gostivarit në vitin 1997, Cërvenkovski mendon se që të dy, ai dhe Rufi Osmani duhet ti kërkojnë falje gostivarasve se pse nuk arritën ta tejkalojnë atë incidentet dhe ta parandalojnë.

"Rufi Osmani thotë se pas rastit të Gostivarit nuk dua të takohem me Branko Cërvenkovskin. Atë që dua ti them Rufi Osmanit është që nga ajo kohë ka "rrjedh një ujë i madh", ndër të tjera  kishte edhe luftë në Maqedoni. Nuk kam pse i kërkoj falje Rufi Osmanit, unë jam i gatshëm që së bashku ti kërkojmë falje qytetarëve të Gostivarit, që nuk bëmë gjithçka ti parandolojmë incidentete në Gostivar."/almakos.com 

 

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS