RDK : Pozita e BDI-së në qeveri është ajo e vasalit të Gruevskit
Samiti i Çikagos shënoi dështimin e rradhës të politikës arrogante të Qeverisë së Gruevskit dhe konfirmoi rolin e vasalit për partnerin e tij shqiptar të koalicionit. Përmendja e disa arsyetimeve të mjera nga BDI, përmes zëdhënësit të saj, të quajtura si kontribute të BDI-së në tre fusha, janë lojra fëmijësh, të cilat edhe për 1.000 vjet nuk mund të kenë asnjë efekt që Gruevski të ndryshojë politikat e tij.
RDK mendon se dështimi i pritshëm i Çikagos vjen pas talljes së VMRO-së me BDI-në, duke mos i dhënë asaj asnjë ministri apo drejtori me peshë në qeverinë aktuale, por duke ia ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe Sektorin e Eurointegrimeve, hapësira dhe roli i të cilave është i bllokuar që në start, nga moszgjidhja e problemit me Greqinë. Rezultat i kësaj politike kanë qenë edhe lajmet e shpeshta pompoze, për ofenzivat e mëdha të Zv. Kryeministres së eurointegrimeve dhe të Ministrit të mbrojtjes, që pastaj shumë shpejt kanë përfunduar si fluska sapuni!
RDK mendon se BDI, me politikën e saj servile dhe vasale ndaj VMRO-së, ka shërbyer në vazhdimësi si dekor dhe instrument për legjitimimin e politikave diskriminuese të qeverisë ndaj shqiptarëve.
Sjellja e BDI-së, me refrenin tashmë të bërë bajat, për eurointegrimin si prioritet i saj, për më shumë se dhjetë vjet, i ngjan studentit të dështuar që megjithëse bjen në çdo provim të rradhës, vazhdon të përsëris prioritetin e tij për diplomim!
Në vend që të marr përgjegjësinë për dështimet e rolit të saj në qeveri, BDI vazhdon me premtime boshe që zgjasin me dekada deri në pafundësi, si edhe për të gjitha problemet tjera të pazgjidhura. E paaftë për të bërë çfarëdo veprimi për të kontestuar politikat ilozuese dhe pseudoantikuizuese te Gruevskit, tashmë është e qartë se i vetmi premtim që BDI mund të bëjë është thënja e njohur popullore se shpresa vdes e fundit.
Komunikatat e partive publikohen të plota pa ndërhyrje *Almakos
OPINION
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
VALON ADEMI - VALONI
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Memedali JUSUFI
Paturpësia
Albin KURTI
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Dr. Shefqet KRASNIQI
Funksioni? Analfabet me diplomë!
MONIKA SHOSHORI STAFA
Driloni
Jeta Starova Mehmeti
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Artan FUGA
Europa nuk është dhuratë...
Salajdin SALIHU
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Fotoshënim: Me flamur të Kosovës midis Beogradit
- Strehimi i muxhahedinëve, Teherani paralajmëron Tiranën
- Eva Longoria pa të brendshme tregon gjithçka
- Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
- Gruaja diskuton me burrin, dashnori ikën nga dritarja
- Rrëfen jetën seksuale! (FOTO)
- Në Hasanbeg të Shkupit themelohet K.K. “Kushtrimi”
- The Telegraph: Marrëveshja Rama - Blair mund të kushtojë miliona funte
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Rufi Osmani: Koalicioni i rrezikshëm VMRO-BDI. Njerëzit ishin nën presionin e bandave(VIDEO)

Share



















