Nuk vonoi deklarimi i Osmanit për analistët "megafon" të LSDM-së!

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Nuk vonoi deklarimi i Osmanit për analistët "megafon" të LSDM-së! | Add to Facebook Share
image

Dje, Bashkimi Demokratik për Integrim, nëpërmjet zëdhënësit të vet Bujar Osmani, tha se shumica e analistëve që kërkojnë qeveri teknike dhe kritikojnë pa pushim qeverinë aktuale, janë dorë e zgjatur e LSDM-së, që me anën e tyre, rrjedhimisht, megafonave shqiptarë dëshirojnë të vijnë në pushtet.

Si kundërpërgjigje ndaj BDI-së, analisti Alajdin Demiri tha që BDI-ja duhet të shikoj punët e saj, dhe të merren me çështjet që e tangojnë BDI-në si parti, dhe jo me ata që mendojnë ndryshe.

Nuk vonoi përgjigja e Bujar Osmanit, ndaj këtyre deklaratave të analistëve në kronikën e transmetuar nga Alsat-m, dhe kështu ai në statusin e tij në "Facebook" ndër të tjera thotë se ka dëshmi për të cilët analistë shqiptarë të porositur nga LSDM-ja, janë "punësuar", që vazhdimisht të thonë që BDI-ja është inferiore, dhe si pasojë BDI të lëshon qeverinë. 

"A thua pse disa analistë identifikohen vetvetiu me vlerësimin megafon të LSDM-së pa i përmendur askush? Press konferenca nuk ishte reagim ndaj ndonjë kronike ( të cilën rastësisht edhe se kemi parë) por ishte dekonspirim i strategjisë së LSDM-së të miratuar në një mbledhje para do kohe (për të cilën ka dëshmi) për të angazhuar analistë shqiptar ( nuk kemi informacion për këta që përmenden në kronikë) që do të krijojnë opinion se BDI qenka inferiore dhe se duhet ta lëshon qeverinë si mënyre më e mirë për ta destabilizuar qeverinë dhe që LSDM të kthehet në pushtet. BDI nuk e ka zgjedhur VMRO-në si partner, atë e kanë zgjedhur maqedonasit që ajo ti përfaqësoj në qeveri ashtu siç ne na kan zgjedhur shqiptarët. LSDM le të del me platformë të saktë se çka ofron për shqiptarët dhe të jep afat për ndryshimin e emrit dhe ne do e shqyrtojmë seriozisht edhe përkundër faktit se vet kemi kërkuar principin që fituesi te shqiptarët të koalicionoj me fituesin te maqedonasit"- shkruan Osmani në statusin e tij në Facebook. 

Por BDI, është parti serioze, dhe s’ka pse e lëshon Qeverinë, le të rrijë... Edhe ashtu lum populli që përfaqësohet nga ata që në vend se t’i përmbushin premtimet e dhëna në kampanjën parazgjedhore dhe Maqedoninë ta çojnë drejtë NATO – s, del se preokupim kryesor i kanë rrjetet sociale dhe rijnë në ankth se sa “like” do t’i marrin. Dhe kjo mbase edhe do tu kishte hije sikur pakënaqësia e atyre që i zgjodhën të jenë në pushtet te mos rritej rritet dita – ditës, gjë që dëshmon se populli pret veprime konkrete për përmisimin e statusit jetësor, e jo komente fëmijërore të një zëdhënësi që dikur reklamohej edhe në kopertinat e çokollatave. Almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS