“Detonatori” merr 24 “viktima” në DAP

Fillimi | Lajme | Maqedoni | “Detonatori” merr 24 “viktima” në DAP | Add to Facebook Share
image

Njëzet e katër të punësuar në zyrat rajonale të Drejtorisë për të ardhura publike në Shtip, Manastir dhe Tetovë janë suspenduar për shkak të përfshirjes së tyre direkte ose indirekte në aktivitetet që ndërlidhen me aksionin "Detonator".

Siç kumtoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski në konferencë të përbashkët për shtyp me drejtorin e DAP-it, Goran Trajkovski janë suspenduar tre administratorë të drejtorive rajonale të DAP-it në Shtip, Manastir dhe Tetovë, katër koordinatorë të sektorëve tatimorë në Prilep, Kumanovë, Ohër dhe Kërçovë, pesë shefa të sporteleve tatimore në Kriva Pallankë, Dellçevë, Berovë, Vinicë dhe Demir Hisar dhe 12 kontrollorë në inspektimin në Shtip, Manastir dhe Tetovë.

"DAP me këto ndryshime kudrovike, respektivisht  me suspendimin e këtyre 24 personave, tregon se pa dallim do të luftojë kundër të gjitha dukurive të ekonomisë së përhimët, krimit, shkeljes së ligjeve në Republikën e Maqedonisë dhe të gjithë ata që drejtpërdrejt ose indirekt janë të involvuar në të do të mbajnë përgjegjësi", theksoi ministri.

Ai shtoi se DAP kishte kontribut të shkëlqyer në zbulimin e aksionit "Detonator", respetkivisht në zbulimin e aktiviteteve joligjore./lajm-almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS