RDK: Revoltat popullore le të jenë vetëdijesim për qeverinë aktuale
Rilindja Demokratike Kombëtare ka ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit të provokuara nga pasojat e operacionit policor i datës një maj dhe, megjithëse dëshiron të shmangë dhënien e ngjyrimeve partiake protestave të fundit, shpreh mbështetje të plotë për të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të protestuar në mënyrë paqësore për shprehjen e pakënaqësisë me keqpërdorimet e bëra gjatë operacionit për kapjen e fajtorëve për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të Shkupit.
RDK edhe një herë hedh poshtë etiketimet e pabaza të bëra nga zyrtarë të ministres së punëve të brendshme dhe operacionet frikëndjellëse të angazhimit të 800 policëve për të arrestuar në mes të natës 20 persona, duke ushtruar dhunë pa bazë ligjore (mes tyre edhe katër femra), prej të cilëve pas 48 orësh lihen të lirë si të pafajshëm 13 persona.
Rilindja Demokratike Kombëtare edhe njëherë rikujton se shqiptarët, historikisht manifestimet, tubimet por edhe protestat e tyre i kanë zhvilluar me flamuj kombëtarë dhe është kundër dhënies së protestave ngjyrime fetare nëpërmjet transparentëve dhe brohoritjeve, sepse shqiptarëve vazhdojnë tu cenohen të drejtat kombëtare dhe politike, e jo të drejtat fetare në Maqedoni.
RDK shpreh keqardhje që partia shqiptare në qeveri nuk ka kapacitet politikë dhe ndërgjegje politike dhe kombëtare, që të kërkojë përgjegjësi nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për etiketimet dhe deklarimet e paargumentuara për radikalizëm islamik duke lidhur të akuzuarit me gjoja involvimin e tyre me luftën në Afganistan dhe me aktivitete të tjera, gjoja kriminale. Jemi të bindur se zyrtarë të Ministrisë së brendshme me veprimet dhe deklarimet e tyre kanë shkelur një prej parimeve bazë të sistemit juridik, atë të prezumimit të pafajësisë dhe me këto gabime të rënda institucionale kanë qenë nxitës kryesor të protestave gjithëpopullore të organizuara ditën e premte në më shumë vendbanime në Maqedoni.
RDK rikujton se më datë 1 maj, të njëjtin qëndrim me Jankullovskën e mbajti edhe vet zëdhënësi i BDI-së, i cili në deklaratën për gazetën “Zhurnal”, duke komentuar arrestimet e sapokryera të shqiptarëve, paragjykonte se vrasësit kishin qenë shqiptarë, duke nënkuptuar se të akuzuarit ishin fajtorë (edhe pse pa asnjë vendim gjykate), citojmë: “shqiptarët … nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasje fëmijësh, krim që nuk e mbajnë mend në historinë e tyre as në kohëra lufte …”!!! http://zhurnal.mk/content/?id=125113481832.
Nga ana tjetër, dëshmitar i mbrojtur është një person për të cilin për shkaqe sigurie mbahet i fshehtë identiteti i tij dhe/ose vendndodhja e tij, por asnjëherë nuk mund të mbahet i fshehtë fakti nëse ai është gjallë apo jo, duke e konsideruar si person fati i të cilit nuk dihet!!! Një dëshmitar i mbrojtur është i tillë në përputhje me vullnetin e vet, por nëse ai nuk e di se ku ndodhet, si në rastin e Haki Hazirit, kjo vë në dyshim vullnetin e tij gjatë mbajtjes dhe vet arsyetimin se është mbajtur si dëshmitar i mbrojtur.
RDK, e vetëdijshme se nuk duhet të përsëriten gabimet e ndodhura në rastet e Sopotit, Brodecit dhe Vreshtave të Rashtakut ku kryesisht e pësuan qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe në funksion të plotësimit të kapaciteteve të pamjaftueshme hetuese të institucioneve vendore propozoi kyçjen e FBI amerikane, ngjashëm si në rastet problemore në Republikën e Shqipërisë, mirëpo ky propozim largpamës nuk u përfill. RDK shpreh habinë e madhe me heshtjen e mistike dhe të papërgjegjshme të kryetarit të partisë shqiptare në pushtet. Është për tu habitur fakti se ky person që është votuar më së shumti nga shqiptarët në dekadën e fundit, sillet si ajo popullorja “Stambolli digjet plaka krihet”. Heshtja e këtij personi padiskutim pasqyron hipokrizinë e madhe të politikave dhe të propagandës kombëtare që identifikohen me një politikë folklorike dhe dështake, të cilës tashmë ia merr legjitimitetin demokratik vet populli që ia dha me organizime spontane demokratike.
Komunikatat e partive publikohen të plota dhe pa ndërhyrje* Almakos
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Ministrit Hoxhaj i "del gjumi", irritohet nga shpërfillja e Maqedonisë
- Laura Vorpsi zëdhënësja e PD-së e Sali Berishës, pëlqen armët dhe mesazhet për seksin
- Joana: Bëra seks në BB, Elona është lesbike “vdes” për Riken
-
Egjipt, gazetarja heq perçen përpara imamit!(VIDEO)
- Tjetër skenë e nxehtë në Kanë
- DSHM: BDI-ja të del në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni
- Argjentina reklamon trupin seksi
- Mariah Careyt, për pak të mbetet pa fustan para publikut
- Arrestohen 22 shqiptarë në Mal të Zi
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!
-
Skandal, nxënësja zhvishet në orë të mësimit - VIDEO

Share



















