Danaj: përshëndet protestat e shqiptarëve në Shqipërinë Lindore(Maqedoni)

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Danaj: përshëndet protestat e shqiptarëve në Shqipërinë Lindore(Maqedoni) | Add to Facebook Share
image

Lista për shqipëri natyrale përshendet protestat e shqiptarëve në Shqipërinë Lindore. Mijra shqiptarë sot I treguan shovinizmit maqedonas, bashkësisë ndërkomëtare dhe politikanëve shqiptarë se kërkojnë dinjitet, kërkojnë barazi, kërkojnë të jetojnë si shqiptarë. Lista për Shqipëri natyrale përshëndet qindra antarët e saj të cilët sot ishin në ballë të protestave në Shkup, Tetovë e Kumanovë, duke I dhënë protestave karaktër te theksuar kombëtar. Incidentet sporadike nuk ua ulin vlerat këtyre protestave. Ato do të eleminohen në protestat e radhës.

Lista për Shqipëri natyrale I porosit antarët dhe simpatizantët e saj, si edhe gjithë shqiptarët që aderojnë në parti të ndryshme politike, që të përgatiten për protestën e radhës. Ajo duhet të jetë më massive, më e organizuar, më me vendosmëri dhe më me shumë rregull. Ne ftojmë antarët e BDI dhe PDSH që të mos bëjnë sehir, port ë marrin pjesë në protest. Vetëm kështu ata do të ndihmojnë edhe poltikanët e tyre, vetëm kështu do të mbrojnë të drejtat. Antarët e Listës për Shqipëri natyrale, duhet të punojnë me besimtarët, kur ata shkojnë në Xhami, të tregohen të duruar me ata, ti bindin disa prejt tyre se Dashuria për Kombin është Kryebesim. Ti bindin ata me durim, që duke respektuar besimin e tyre, të fitojnë zemrat e atyre. Ti bindin ata se për muslimanin, katolikun, ortodoksin, bektashiun shqiptar, Kryefeja e tyre eshte Shqiptaria. Përgatituni për protestën e Radhës. Pranvera Shqiptare sapo ka filluar. Organizim, qetësi, durim, por dhe vendosmëri, qartësi poltike dhe aftësi praktike. Shqipëria natyrale do të fitojë.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS