Protestuesit maqedonas, para qeverisë kërkuan "Srebrenicë të dytë" për shqiptarët!

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Protestuesit maqedonas, para qeverisë kërkuan "Srebrenicë të dytë" për shqiptarët! | Add to Facebook Share
image

Përfundoi protesti i paralajmëruar  nga ana e maqedonasve, si kundërpërgjigje e protestës shqiptare. Për dallim nga protestat e shqiptarëve këto protestat e sotshme para qeverisë nga ana e maqedonasve, u bënë nga tinejxherë dhe në numer ishini shum të paktë, afro 100 persona.

Mirëpo një fakt që doli në sipërfaqe ishte se, kameramanët, fotografët e gazetarët nuk mund të qëndronin afër turmës, ngase i kanë sulmuar vazhdimisht, raporton për Almakos reporteti ynë që ishte në vend ngjarje.

Pas përfundimit të protestës, një grup është nisur drejtë parkut të qytetit, kurse grupi tjetër vazhdoi ende të qëndroj para qeverisë. Protestuesit maqedonas, kanë mbajtur në duart e tyre fotoggrafi të Hitlerit, dhe kanë bërtitur "për ju vetëm Aushvic", dhe "Srebrenica 2". Dhe parolla raciste, si "Vdekje për shqiptarët".

Shqiptarët dje dëshmuan një fakt shumë të rëndësishëm, sepse ata në protesta nuk kërkuan vdekjen e bashkëqytetarërve të tyre maqedonas, por kërkuan vetëm drejtësi e barabarësi. Protesta e djeshme të shqiptarëve ishte madhështore dhe të domosdoshme, kurse kjo e sotshmja kishte parametrat e protestave "hajde dalim, kinse po bëjmë diçka"./almakos.com

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS