Analistët: Protesta e së premtes - si pasojë e lodhjes së popullit nga partitë shqiptare

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Analistët: Protesta e së premtes - si pasojë e lodhjes së popullit nga partitë shqiptare | Add to Facebook Share
image

Në Maqedoni nga fundi i kësaj jave pritet te tensionohet situata ndëretnike midis shqiptarëve dhe maqedoneve. Si shkas, pritet të sherbejnë protestat e vetëorganizuara të ndara nga shqiptarët dhe në anën tjetër nga maqedonasit.  Për protesta që do të realizohen, portali Almakos bashkëbisedoi me analistë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut. 

Analisit Xhelal Neziri mendon se shqiptarët në Maqedoni, nuk shohin ndonjë dritë shprese që nëpërmjet partive të tyre mund të përmirësohet jeta e shqiptarëve. 

“Jemi në një pikë kur shqiptarët në masë të madhe kanë humbur besimin se jeta e tyre do të përmirësohet nëpërmjet partive politike shqiptare. Pjesa më e madhe nuk kanë shpresa se do të ketë kthesë pozitive në jetën e tyre duke votuar partitë e tyre, kurse në këtë ka kontribuar në shunë partia në pushtet.”

imageMë tej Neziri shton se “protestat e së premtes janë refleks i këtyre shkeljeve tendencioze, që kanë për qëllim njollosjen e qytetarëve të dyshuar si kriminelë e vrasës pa mos u dëshmuar fajsia e tyre nëpërmjet një procesi gjyqësor të drejtë dhe transparent. Asnjëri nga protestuesit nuk mbron vrasësit, kërkon të gjenden dhe të marrin dënimin e merituar, por janë kundër manipulimeve politike me fatet njerëzore”.

Ndryshe drejtori i së përditshmes “Lajm”, ëshë i mendimit se protesta për të patur sukses duhet të organizohet nga ndonjë subjekt i caktuar, qofët politikë apo joqeveritar.

“Nese këtë arrinë ta bëjë, protestat do te kenë suksesin dhe efektin e vetë, nëse eventualisht protestat bëhen me ikonografi fetare atëhere ka mundësi që te konfirmohet një pjesë e akuzave te Jankullovskës, se gjoja të dyshuarit kanë qenë islamistë radikalë. Mendoj se ideja e protestave është shumë e qelluar dhe me vend, sepse partitë shqiptare, perfundimisht janë treguar të paafta per ti mbrojtur shqiptarët nga diskriminimi dhe dhuna e pushtetit”- theksoi Hajdari.

imageAktivsiti për të drejtat e njeriut Burhan Seferi, mendon se protestat e së premtes vijnë si pasojë e zhgënjimit total nga premtimet boshe të partive politike shqiptare.

“Populli jonë është i lodhur nga gënjeshtrat dhe premtimet boshe të partive politike, këtë e thotë çdonjëri i cili jeton apo flet pesë minuta me ndonjë shqiptar në lagjet shqiptare. Protesti në vete ngadhënjen edhe lodhjen e popullit nga partitë shqiptare në vend, e jo vetëm proçeset e montuara, aq sa mësuam nga fjalët e tyre gjatë protestave të kaluara” – tha Seferi për Almakos.

Javë më pare Almakosi trajtoi edhe një temë që ende mbetet aktuale, duke e përfunduar me pyetjen se: a do mbetet edhe më tej Maqedonia, shteti i vlimit të përhershëm?!/almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS