Akademikë shqiptarë e maqedonas në qershor diskutojnë enciklopedinë
Në qershor akademitë e Shkencave të Maqedonisë dhe të Shqipërisë do të mbledhin këshillin e tyre të përbashkët, i cili, gjatë diskutimeve të tij, do të ofrojnë interpretime të ndryshme të historisë dhe të marrëdhënieve mes dy popujve, raporton BW. "Sipas rregullores, një strukturë e tillë do të zgjidhë problemet dhe të ngrejë për diskutim çështje të tjera", tha dje kreu i akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Gudar Beqiraj.
Shkenca duhet të çojë drejt rrugëve të dialogut dhe jo konfliktit, vuri në dukje homologu i tij maqedonas Vlado Kambovski. "Duhet një akademi ballkanike për të zgjidhur çështje që kanë mbetur të hapura, kryesisht sa i takon historisë dhe shkencës", bëri të ditur ai.
Anëtarët e dy akademive do të mblidhen në Ohër në qershor për të diskutuar pikërisht çështjet që kanë mbetur të hapura mes shqiptarëve dhe maqedonasve. "Maqedonasit dhe shqiptarët kanë histori të përbashkët.
Të njëjtit udhëheqës i patën drejtuar dhe përdorën të njëjtat masa ndaj këtyre dy popujve. Cilado qoftë e vërteta e marrëdhënieve shqiptaromaqedonase, ato do të shihen nga shumë pikëpamje", tha dje për Setimes Rizvan Sulejmani, profesor i Universitetit Shtetëror të Tetovës. Një nga çështjet kryesore për diskutim është pikërisht Enciklopedia maqedonase.
Shqiptarët e kundërshtuan atë, pasi ajo tregonte se ishin ata ardhacakët në Ballkan dhe jo vendas. Kritika të ashpra u bënë për këtë Enciklopedi në 2009, vit kur u botua.
Ajo ishte pjesë e projektit të Qendrës Leksikografike MANU dhe për të u angazhuan më shumë se 250 anëtarë të akademisë, profesorë universiteti dhe kërkues për të hartuar Enciklopedinë dy volumëshe, e cila u realizua në një afat kohor prej shtatë vitesh.
Enciklopedia i përshkruan shqiptarët si "njerëz mali" dhe vë në dukje se ky komb erdhi në Maqedoni së bashku me perandorinë Otomane në shekullin e 16-të. Por studiuesit shqiptarë të Akademisë së Shkencave në Shqipëri e konsideruan botimin si një botim nacionalist dhe u kërkuan kolegëve të tyre ta rivlerësonin botimin vetëm "për hir të së vërtetës dhe për marrëdhëniet e mira".
"Të gjitha qëndrimet në Enciklopedi janë bazuar në fakte dhe dokumente, që janë verifikuar. Nëse ndonjërit nuk i pëlqejnë faktet, nuk do të thotë që faktet duhet të ndryshohen. Le të provohen me fakte pretendimet e tyre", tha për këtë Setimes, Gjorgji Malkovski, historian, njëri nga autorët e Enciklopedisë.
Por maqedonasit kanë çështje të hapura historike edhe me Greqinë, për shkak të figurës së rëndësishme historike të gjithë rajonit siç ishte Aleksandri i Madh, me vendlindje në Maqedoni. Ndërsa grekërit pretendojnë se vendlinja e Aleksandrit të Madh, ishte pikërisht zona që quhet Maqedoni në territoret e saj, maqedonasit kanë hartuar libra, hapur ekspozita, që ai ishte vendas i Maqedonisë.
Një konflikt i tillë, ndryshe nga ai me Shqipërinë, mbetet ende i hapur, edhe për faktin se dy vendet nuk kanë gjetur zgjidhje sa i takon emrit me të cilën do të quhen në të ardhmen ky vend i vogël ballkanik.
Provokimi sllav do përgjigje!
Si të kanë katandisur o Gjergj?
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Kim Mehmeti: Ahmeti të tregojë se sa të rinj shkupjanë janë rrahur?
- "Mos pranoni shqiptarë në ushtri"
-
Skandal, nxënësja zhvishet në orë të mësimit - VIDEO
- Vetëvaret 37-vjecari, telefonata me gruan: S`laj dot borxhet
- Theret 21 vjeçari me thikë në Shkup, jozyrtarisht incidenti ka prapavijë etnike
- Vandalizëm ndaj xhamisë së re në Rijekë, e cila konsiderohet si më e mira në Evropë
- Të rinjtë e Shkupit druajnë t’i bëjnë publike rrahjet nga huliganët maqedonas?!
-
"lajTme" edicioni 15: Cila bimë unike është mbjell në Tetovë, dhe si u bë "lajTme" medium i fuqishëm?
- Ruleta seksuale, loja e tmerrshme e të rinjve kolumbianë
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!

Share



















