Regjistrimet në shkollat e mesme

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Regjistrimet në shkollat e mesme | Add to Facebook Share
image

Afati i parë i regjistrimit në shkollat e mesme publike mbahet sot dhe nesër. Gjithsej 34.971 vende janë siguruar për regjistrim në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2013/2014. Nga vendet e theksuara 22.694 janë në shkollat profesionale, 11.597 në atë të gjimnazit, 408 në  shkollat e mesme artistike dhe 272 vende në shkollat e mesme sportive.

Sipas gjuhës në të cilën do të zhvillohet mësimi 24.029 vende të lira janë siguruar për nxënësit në gjuhën maqedonase, 10.092 në gjuhën shqipe, 816 në gjuhën turke, ndërsa 34 vende për nxënësit të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën serbe.

Mësim sipas planeve dhe programeve të reja të reformuara në arsimin trevjeçar profesional do të ndiqet në 19 shkolla të mesme në 14 komuna në vend, në gjithsej 25 paralele në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski në konferecnën për shtyp të shtunën theksoi se këtë vit për herë të parë do të mund të regjistrohen nxënës në shkollën e re të mesme  "Ilinden" në komunën e Ilidenit edhe atë në dy paralele nga drejtimi elektroteknik.

Numri i pikëve të nevojshme për regjistrim në shkollë të mesme mbetet i njëjtë, si në vitin e kaluar edhe atë: për arsim në gjimnaz 60 pikë, për drejtim në mjekësi 70 pikë, për drejtim ekonomik-juridik dhe tregtar 60 pikë, për drejtim të komunikacionit (për profilin arsimor teknik për transport rrugor 55 pikë dhe për profilin arsimor teknik për transport dhe shpeditim 60 pikë).

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të kryhet në dy afate regjistrimi, afati i qershorit me dy afate të regjistrimit dhe afati i gushtit me një afat të regjistrimit.

Paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve në afatin e qershorit do të jetë sot dhe nesër, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të shpallen më 26 qershor. testimi kualifikues do të organizohet në shkollat e mesme më 28 qershor, ndërsa rezultatet do të shpallen më 29 qershor.

Paraqitja e dytë në afatin e qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të kryhet më 1 dhe 2 korrik, ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të shpallen më 4 korrik.

Në afatin e gushtit do të ketë një paraqitje edhe atë më 22 gusht, ndërsa rezultatet e regjistrimit të nxënësve dhe vendet e lira do të shpallen më 23 gusht.

Sipas të dhënave të MASH-it në vitin 2012/2013 mësimin e kanë ndjekur gjithsej 22.990 filloristë. Në pajtim me Ligjin për arsim të mesëm regjistrimi në shkollat e mesme është i obligueshëm. 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus