Protesta kundër fasadës barok në Qendrën Tregtare në Shkup - FOTO

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Protesta kundër fasadës barok në Qendrën Tregtare në Shkup - FOTO | Add to Facebook Share
image

Në organizim të Shoqatës së arkitektëve të Maqedonisë, sot nga ora 10 e mëngjesit nisi mbledhja e firmave të nevojshme për të parandaluar ndryshimin e fasadës së Qendrës Tregtare në Shkup.  Qytetarët vlerësojnë se Qendra tregtare ka nevojë për rikonstruim dhe jo ndryshim të fasadës në stil barok. Mbledhja e firmave do të vazhdojë deri në orën 19 për kur është paralajmëruar të formohet një gardh i gjallë nga qytetarët në mbrojtje të Qendrës Tregtare të Qytetit. Ndryshe, zgjidhja ideore e ashtuquajtur stili barok parashikon ndërtimin e tre kupolave, dhjetëra shtyllave antike dhe tarracë të madhe me figura. 

“T’ju them të drejtën unë do të kisha dashur që dikush prej atyre që kuptojnë prej këtyre stileve të tregojnë pse e bëjnë këtë. Të sqarojnë pse e bëjnë për shkak se ne jemi mësuar me këtë qendër tregtare, me këtë pamje, andaj firmosa që të mbetet kështu si është”.

“Vlerësoj se nuk duhet të këtë ndryshime në Qendrën tregtare, duhet të mbetet si është ose eventualisht pak të rikonstruohet”.

“Baroku është koha që ka kaluar para 300 viteve dhe tani është koha e re me ndërtesa me arkitekturë modern me të cilën do të mahnitemi dhe jo të turpërohemi”, thanë qytetarët. 

 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus