Rubin: Nuk besoj në zgjidhjen e shpejtë të emrit

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Rubin: Nuk besoj në zgjidhjen e shpejtë të emrit | Add to Facebook Share
image

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Erik Rubin deklaroi se ai nuk sheh së shpejti progres në zgjidhjen e çështjes së emrit, por megjithatë shtoi se ky nuk është problem i cili nuk mund të zgjidhet.

Rubin deklaroi se "çështja e emrit duhet të zgjidhet dhe se kjo është me rëndësi kyçe për të dyja vendet", duke shtuar se kjo gjë megjithatë është më e rëndësishme për Maqedoninë, njofton agjencia greke shtetërore e lajmeve ANA-MPA.

"Është e qartë se nuk ka shenja se së shpejti mund të ketë ndonjë hap më tej. Kjo është e qartë. Definitivisht nuk ka marrëveshje të drejtpërdrejt, por, nga ana tjetër, askush nuk heq dorë. Për disa probleme thuhet se asnjëherë nuk do të zgjidhen. Ky problem nuk është një prej tyre, tha ai, duke shprehur optimizëm se "ajo ditë do të vijë dhe se kjo gjë do të jetë një gjë e shkëlqyer për rajonin dhe për Selanikun". 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS