Mësuesja serbe rreh brutalisht katër nxënës shqiptarë
Dhuna në shkolla tashmë është kthyer në përditshmëri. Mësuesit në vend që ti edukojnë nxënësit janë kthyer në përbindësha, duke i rrahur, keqtrajtuar dhe ofenduar nxënësit.
Të mërkurën katër nxënës së klasës së tretë të cilët mësojnë në shkollën fillore “Toli Zordumis” në Kumanovë janë rrahur brutalisht nga mësuesja e tyre, Gabriela Zhiviç. Përveç dhunës së ushtruar, ajo edhe i ka sharë dhe ofenduar nxënësit, duke u thënë majmunë. Nxënësit e tmerruar janë fshehur poshtë bankave, por ata nuk kanë arrit që ti shpëtojnë shuplakave dhe grushteve të mësuese Gabrielës. Për shkak të lëndimeve të marra nxënësve u është dhënë ndihmë mjekësore në spital.
Prindërit e irrituar e kanë paraqitur rastin tek drejtori i shkollës, i cili u ka premtuar se do të marrë masa ndaj arsimtares që ka rrahur nxënësit.
U tmerrova kur e pashë fëmijën tim në atë gjendje. Shkova në shkollë dhe kërkova të takohem me drejtorin dhe me mësuesen që më rrahu djalin. Drejtori na premtoi se mësuesen do ta suspendojnë nga puna. Ndërsa mësuesja që më rrahu dhe shau fëmijën nuk ishte në punë”, tha Azem Ademi, prind i njërit prej fëmijëve të rrahur. Ai sqaron se po qe nevoja, të premten rastin do ta paraqesim edhe në polici.
Të enjten drejtori i kësaj shkolle nuk deshi të flasë për rastin në fjalë. I pyetur nga “Lajm”, së pari ai u justifikua se për momentin kishte shumë punë dhe nuk mund të fliste rreth kësaj çështjeje, ndërsa më vonë nuk e hapi telefonin.
Ndërkaq, Inspektorati Shtetëror i Arsimit paralajmëroi se do të shkoj në terren për të vërtetuar gjendjen.
“Në lidhje me rastin e ndodhur në shkollën fillore Toli Zordumis - Kumanovë, Inspektorati Shtetëror i Arsimit do të dalë në terren dhe do t’ju informojë pas vërtetimit të gjendjes faktike”, thanë “Lajm” nga inspektorati.
Në shkollën fillore “Toli Zordumis” mësojnë edhe nxënës shqiptar, edhe nxënës maqedonas. Të katër nxënësit e rrahur janë shqiptarë.
Kjo nuk është hera e parë që e njëjta mësuese ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve. Dhuna ndaj nxënësve është e dënuar me Ligj,transmeton Almakos.
Xheladini: Përgjegjësi ose protesta
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë (SHASH), Etem Xheladini. Ai ka kërkuar nga institucionet kompetente të ndërmarrin masa adekuate, në të kundërtën ka paralajmëruar organizim të protestave.
“Po shihet se kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë në fuqi janë ende ligjet dhe rregullat e para një mijë viteve. Ne kemi informata se ky nuk është rast i vetëm i trajtimit të këtillë të nxënësve shqiptarë, mirëpo prindit shumë herë nuk i denoncojnë rastet. Apelojmë që çdo rast i këtillë të denoncohet si te shoqata jonë poashtu edhe te organet kompetente.
Ky është edhe një rast që duhet të alarmojë kompetentët, sepse nëse kalon pa dënim meritor ne do të protestojmë dhe do të kërkojmë jo vetëm përjashtim të arsimtares në fjalë por edhe dorëheqje të drejtorit, madje edhe të funksionarëve më të lartë arsimorë”, deklaroi për “Lajm” kryetari i SHASH, Etem Xheladini /Almakos
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Loja me fotografitë e ushtarëve të UÇK-së!
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Aksion i madh policor në Turqi
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë, Berisha premierë në “Top Story”
- Nuk do të ketë “Shqipëri të Madhe”, por do të ketë Shqipëri Natyrale
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















