Teuta Arifi: Do ta fitoj Tetovën (VIDEO)

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Teuta Arifi: Do ta fitoj Tetovën (VIDEO) | Add to Facebook Share
image

Zëvendës kryeministrja për eurointegrime Teuta Arifi e cila dha dorëheqje sot nga ky post për shkak të pjesmarrjes në zgjedhjet locale,  u shpreh e bindur se do ta fitojë garën në Komunën e Tetovës.

Ajo tha se është veçanërisht e nderuar me kandidaturën për Tetovën, pasi ky është qyteti në të cilën jetojnë më shumë shqiptarë.

“Jam jashtëzakonisht e nderuar me faktin që partia ime vendosi që të më kandidoj për të udhëhequr me qytetin e Tetovës, qytetin më të madh të shqiptarëve në Maqedoni. Ashtu si përpara 11 vitesh kur kandidova për parlamentin e RM-së isha gruaja e parë shqiptare që arriti të bëhet anëtare e këtij parlamenti, jam më se e bindur që do të jem kryetarja e vetme femër, në këtë rast jo vetëm nga radhët e shqiptarëve. Kjo do të jetë për mua një sfidë, një obligim dhe një nder i veçantë për të dhënë kontribut maksimalë  dhe për të bërë nga Tetova një qendër me të cilën do të nderohemi të gjithë dhe do të krenohemi të gjithë”, tha Teuta Arifi. /Almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS