Ali Ahmeti edhe njëherë e la Kumanovën pa ministri?

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Ali Ahmeti edhe njëherë e la Kumanovën pa ministri? | Add to Facebook Share
image

Pas publikimit të emrave të kuadrove që do ti zëvendësojnë Teuta Arifin në postin e zëvendës kryeministrit për evrointegrime dhe Nevzad Bejtën në ministrinë e Vetëqeverisjes locale, u bë e qartë se drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim edhe një herë nuk i ndanë degës së Kumanovës (përfshirë edhe Likovën) asnjë ministri.

Kumanova dhe Likova,  njihen si një ndër bastionet më të forta të BDI-së, ku kjo parti gjithmon ka fituar bindëshëm ndaj rivalëve politik. Herën e fundit, një post ministror , Kumanova e mori në vitin 2008, kur Xhelal Bajrami u emërua ministër i punës dhe politikës sociale.

Në vitin vitin 2011, ky kuadër u emërua zëvendës ministër i policisë, ndërsa tani pritet të merr postin e zëvendësit në ministrinë e transportit dhe lidhjeve. A nuk ka Kumanova, kuadër më të aftë se Xhelal Bajrami, apo për këtë duhet pyetur Gruevski?

Vallë, Kumanova dhe Likova që bëri luftën më të madhe të vitit 2001, nga e cila përfitoi drejtpërdrejt Ali Ahmeti dhe shokët e tij,  nuk meriton një ministri? 

Nga dega e BDI-së në Kumanovë deri tani nuk janë prononcuar në lidhje me këtë anashkalim. Por, jozyrtarisht mësohet se ka pakënaqësi të dukshme. 

Nga emrat e përzgjedhur për ministra të rinjë, pakënaqësi janë shfaqur edhe tek disa funksionarë të lartë të degëve tjera të BDI-së. 

Nervozizëm më të madh ka shkaktuar fakti që disa kuadro janë shëndrruar në ministra për gjithçka. 

Kjo mbase dëshmon më së miri zërat që qarkullojnë në opinion, për pafuqinë e kreut të BDI-së për të vendosur vetë për ministrat shqiptarë, pa marrë aprovimin e kryeministrit. /Almakos

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS