Shejtanllëqet e Shejtanskit shpërfaqin Maqedoninë-filialin e politikave të Serbisë
Deklarata e drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, Vanco Sehtanski, për anulimin e vendimit për shpalljen e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, dëshmon se Maqedonia funksionon me sunduesin maqedonas dhe “vasalin” shqiptar, ka thënë për Telegrafin publicisti nga Shkupi, Kim Mehmeti. Sipas tij, për një funksionim të tillë të institucioneve shtetërore, nuk është fajtor vetëm pala maqedonase, por edhe inferioriteti i pushtetarëve shqiptarë.
“Edhe kjo deklaratë e këtij Shejtanskit, duhet parë në kontekstin e shejtanllëqeve që përcjellin porosinë: shteti është vetëm yni dhe ne mund të bëjmë ç’të duam, por ju mund të bëni vetëm atë që do ua lejojmë ne”, ka thënë Mehmeti për Telegrafin.
Sipas tij, pushtetarët shqiptarë thuajse as sot nuk e kanë kuptuan se janë pushtetar pa shtet; se nuk të bënë pushtetarë të qenurit në qeveri, por sa je bashkësundues i shtetit.
“Andaj, pala maqedonase, qoftë në nivel qendror apo vendor, nuk pajtohet me asnjë vendim që ka vetëm ‘frymën’ shqiptare dhe i përjeton dhembshëm vendimet e tilla. Që të mos e hidhërojmë sunduesin, ne shqiptarët e këtushëm ngremë përmendore nëpër fshatra, ku i shohin vetëm qindra banorë, e Gruevski ndërton përmendore në qendër të Shkupit. Pra, ne ngremë përmendore që i financojmë vet, e ai ndërton përmendore të cilat i financojmë edhe ne”, ka thënë Mehmeti.
Sipas Mehmetit, shqiptarët i kanë mësuar maqedonasit që të mos i hidhërojnë me asgjë, që të mos e “shkelin fjalën” se janë të përkushtuar ta ruajnë këtë shtet. Andaj, ata i hidhëron çdo veprim i shqiptarëve “kokë në vete”.
Duke komentuar diskursin patriotik të përdorur nga liderët e Shqipërisë dhe të Kosovës, sidomos gjatë shënimit të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Mehmeti ka thënë se tensionet ndëretnike në Maqedoni asnjëherë nuk janë varur nga faktori i jashtëm.
“Madje as që ka pasur nevojë Prishtina e Tirana zyrtare të harxhojnë energji për prishjen eventuale të baraspeshës ndëretnike në këtë shtet, ngaqë kanë mjaftuar politikat e regjimit të Gruevskit që ato të rikthehen aty ku ishin në vitet e nëntëdhjeta. Shpesh e kam thënë: ai që ia do të keqen Maqedonisë, nuk ka nevojë të bëjë asgjë, përpos ta lus Zotin që ajo të vazhdojë të ecë rrugës nga është katandisur; ta lus Zotin që sa më gjatë këtë shtet ta drejtojë Gruevski me këta shqiptarë që ka në qeveri”, ka vlerësuar Mehmeti.
I pyetur për vizitën e kryeministrit serb Ivica Dacic në Shkup, i cili ndër të tjera ka deklaruar se do të inicioj takime të përbashkëta të qeverive të Beogradit dhe Shkupit, Mehmeti ka vlerësuar se Maqedonia ishte dhe mbeti “filiali” më besnik i politikave të Beogradit.
“Elitat e këtushme politike maqedonase e kanë vështirë të dalin nga frika e gogolit që ua trilloi Beogradi, e me të cilin ata u mishëruan, aq sa tani janë bërë peng të trillit të tyre - të ashtuquajturin ‘rrezik shqiptar’. Por, dihet, frika është gjë ireale dhe si e tillë ajo të çon të mos shohësh atë që realisht ndodh rreth teje, por atë që të duket se mund të ndodh. Elitat politike maqedonase kurrë nuk e vërejtën se ky shtet është shndërruar në Kazablankë të Ballkanit e ku ‘dora’ e Beogradit ka hyrë thellë në ‘xhepat’ e institucioneve të këtushme shtetërore”, ka thënë Mehmeti.
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
- Në Greqi arrestohet me drogë djali i kryeparlamentarit maqedonas Trajko Veljanovski
- Danaj: Aleancë shqiptaro-greke për ndarjen e Maqedonisë
- Ofenduesi i shqiptarëve Bllazhe Ristovski, tani edhe hajdut?!
- Monstra: Flasin dëshmitarët
- Arifi: Do vazhdoj ta kritikoj Gruevskin!
- Haliti: Shqipëria ka provokuar Kosovën
- Ndryshon llogaritja e kohës në Maqedoni?
- Zgjerohet rrjeti diplomatik i VMRO-së, tkurret ai i BDI-së
- Hera e parë në krevat me djaloshin e ri
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)

Share



















