Sadi Bexheti: Nuk tërhiqem nga gara për Tetovën

Fillimi | Lajme | Maqedoni | Sadi Bexheti: Nuk tërhiqem nga gara për Tetovën | Add to Facebook Share
image

Kreu aktual i Tetovës Sadi Bexheti, i cili është kandiduar nga PDSH-ja edhe për një mandat në këtë post, ka demantuar zërat se do të tërhiqet nga gara zgjedhore. Në një prononcim për portalin Albeu, Bexheti ka deklaruar se vazhdon të jetë kandidat i PDSH-së për të fituar edhe një mandat të ri në krye të komunës së Tetovës.

Kryetari Bexheti, thekson se lajmi i publikuar në disa media për gjoja tërheqjen e tij nga kandidimi është pjesë e fushatës parazgjedhore dhe se nuk është i vërtetë.

Sadi Bexheti ka siguruar qytetarët e Tetovës se është i vendosur për të kërkuar besimin e tyre edhe për një mandat tjetër.

 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS