BE rikthen vizat për Maqedoninë dhe Serbinë

Fillimi | Lajme | Maqedoni | BE rikthen vizat për Maqedoninë dhe Serbinë | Add to Facebook Share
image

Më 31 janar, BE-ja do ta prezantojë mekanizmin mbrojtës për regjimin e vizave, me të cilin do të përfshihen vendet e Ballkanit Perëndimor. Diplomacia malazeze ka filluar ofensivën diplomatike që vendi i tyre të mos përfshihet në këtë regjim të vizave dhe në këtë gjë kanë pasur sukses të madh, veçanërisht pasi nga Berlini dhe Parisi kanë marrë garanca se Mali i Zi nuk do të përfshihet në regjimin e vizave për dallim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton "MakBorba".

Për regjimin e vizave do të votohet më 31 janar dhe se vizat do të kthehen për qytetarët e Maqedonisë dhe të Serbisë, thuhet nga kjo agjenci duke u bazuar në informacione nga Ministria e jashtme e Malit të Zi.

Në dokument do të qëndrojë se çdo vend që ka filluar negociatat nuk do të ketë viza, ndërsa kjo nuk do të vlejë për këto tre vende, mirëpo Mali i Zi planifikon që deri në verën e vonshme të fillojë negociata me BE-në. 

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS